Heqja e taksës për biznesin e vogël/Ku e vuri dorën Edi Rama? Në zemër?!
Qeveria e Edi Ramës doli së fundmi me vendimin e heqjes së taksave për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë. Një vendim që në planin politik zhbën atë që u ndërmor në dy vjet, duke krijuar një stress të jashtëzakonshëm në ekonomi. Kryeministri u kujdes që ta paraqiste nismën sa sociale, aq edhe në funksion të “të bëri shtet”. Prosni kuponat dhe taksa nuk keni- ishte pak asp shumë përmbajtja e sihariqit. Mirëpo a është vërtet kështu? A ka lehtësim real për biznesin e vogël? Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku po raportonte ministri aktual i Financave, se qeveria po heq taksën, por nga ana tjetër i ka shtuar në barrë me 11 milionë dollarë në vit për sigurimet shoqërore dhe kontributet. Përgjigja e Shkëqlim Canit është fotokopja e vitit të kaluar: nismat krijojnë stabilitetin. Ajo çfarë nuk ngjit edhe në këtë iniciativë që synon të kënaqë “turmën” me mirësinë e kryeministrit është fakti se këto po vijnë si nisma personale, pasi kryeministri është bindur që duke i rënë murit me kokë, në fund të dhemb koka. Përndryshe, nëse do të kishte një plan, apo një program të mirëstudiuar, nuk do të vinim në situatat e kthesave radikale, që edhe si të tilla, e kanë një hile nga pas.
Add new comment