taksa
Eksperimenti britanik me sheqerin
Në vitin 2018, qeveria britanike vendosi një taksë të re për sheqerin. Pesë vjet më pas, rezultatet tregojnë se taksa e ka arritur qëllimin për të cilin u vendos.
Taksa prej 18 pens (21 cent) për të gjitha pijet që përmbajnë nga pesë deri në tetë gram (g) sheqer për njëqind mililitra (ml), dhe 25 pens (29 cent) për ato që përmbajnë më shumë se tetë gram ka përgjysmuar konsumin në popullatën pediatrike dhe gjithashtu ka ulur ndjeshëm atë të të rriturve.
Danimarkë, taksë e re për ndotjen nga gjedhët
Danimarka bëhet vendi i parë që harton një ligj për emetimin e gazeve serrë nga bagëtitë.
Parlamenti me 179 anëtarë, pas një diskutimi me fermerët, kompanitë e sektorit dhe shoqatat mjedisore dhe të konsumatorëve, po shqyrton ligjin e ri, i cili takson fermerët.
Fillimisht, ata do të paguajnë rreth dyzet euro për ton emetime në vit nga viti 2030, taksë që rritet në njëqind euro pas vitit 2035.
Luftë ekonomike ndaj Kyriakos/Ide për një taksë 200€ për shqiptarët që zgjedhin të pushojnë në Greqi
Ne një shkrim me titull "Mitsotakis dhe kërcënimet pa bukë për shqiptarët", analisti Dritan Hila, hedh ndër të tjera idenë hipotetike të një takse për ata që pushojnë në Greqi, si formë lufte ekonomike ndaj shtetit fqinj.
Pagesë 7 miliardë $ taksë "pasurie dhe dhuratash"
Një miliarder i panjohur rezulton mes të dhënave të Thesarit në SHBA. Mes raporteve të përditshme për transaksionet financiare, më 28 shkurt 2023, drejtori i asociuar i analizës së buxhetit në Penn Wharton Model Budget, John Ricco, gjeti diçka intriguese: qeverisë i është paguar një taksë për "pasuri dhe dhurata" në shumën prej 7 miliardë dollarësh.
Kjo është deri tani taksa më e madhe e pasurive dhe dhuratave që nga viti 2005.
BE nuk gjen unanimitet për taksimin e korporatave të mëdha
Ministrat e Financave të vendeve anëtare të BE nuk arritën dot unanimitetin mbi direktivën e BE për një taksë globale për korporatat e mëdha.
Taksa minimale globale është një nga dy shtyllat që përbëjnë një marrëveshje të madhe tatimore ndërkombëtare për të cilën u ra dakord në tetor 2021 nga më shumë se 130 vende, për të penguar konkurrencën ndërkombëtare tatimore.
G20 i hap dritën jeshile taksës për gjigantët e teknologjisë
Vendet e G20 kanë rënë më në fund dakordësinë për të taksuar kompanitë shumëkombëshe. Ministrat e Financave të G20 miratuan të shtunën një reformë tatimore, që synon t'u japë fund parajsave fiskale, duke hapur rrugën për një taksim të ri që duhet të jetë në fuqi deri në 2023. Propozimi për një normë globale të taksës së korporatave me 15% është miratuar tashmë nga më shumë se 130 vende.
Vendet e G7-s bien dakord për taksën ndaj gjigantëve të teknologjisë
Ministrat e Financave të ekonomive më të mëdha të botës kanë arritur një "marrëveshje historike" mbi reformën globale të taksave. Marrëveshja në fjalë kërkon që gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë shumëkombëshe të paguajnë pjesën e taksave që u takon. Lajmin e konfirmoi fillimisht ministri britanik i Financave, Rishi Sunak, të cilit i referohet Euronews.
Trashëgimtarët e Samsungut do t’i paguajnë shtetit një nga taksat më të mëdha në histori
Trashëgimtarët miliarderë të Samsung Group do të paguajnë një nga taksat më të mëdha në histori, rreth 11 miliardë dollarë, një shumë që do të shlyhet përgjatë disa viteve.
Juan Carlos i kthen Spanjës miliona euro taksa pas skandalit të korrupsionit
Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, ka paguar faturën e dytë të taksave pasi u arratis në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pagesa prej 4.4 milion € u konfirmua nga avokati i ish-mbretit të premten. Kjo është pagesa e dytë që Juan Carlos kthen pas marrëveshjes me autoritetet spanjolle.
Pas abdikimit nga froni në 2014, kur u pasua nga djali i tij Felipe VI, Carlos u arratis në Emirate për shkak të frikës së ndjekjes penale për një skandal korrupsioni.
Taksa për gjigandët e teknologjisë, në horizont një “thyerje” e re SHBA-Europë
Një tjetër përplasje në horizont. Kësaj radhe mes SHBA-ve dhe Europës për të shumëdebaturën taksë europiane mbi gjigantët e internetit. Sekretari i Thesarit në SHBA, Mnuchin, u ka dërguar një letër homologëve të tij në Itali, Francë, Spanjë dhe Britaninë e Madhe, në të cilën e cilëson të paligjshme taksën në fjalë për kompani si Google, Amazon ose Facebook.