Trashëgimtarët e Samsungut do t’i paguajnë shtetit një nga taksat më të mëdha në histori
Trashëgimtarët miliarderë të Samsung Group do të paguajnë një nga taksat më të mëdha në histori, rreth 11 miliardë dollarë, një shumë që do të shlyhet përgjatë disa viteve.
Familja e Lee Kun-hee, i cili vdiq vitin e kaluar, bëri të ditur se do të paguajë faturën e majme si edhe do të bëjë donacione për spitalet dhe të dhurojë afërsisht 23 000 vepra arti. Sipas ligjit në Korenë e Jugut, trashëgimtarëve u lejohet ta shlyejnë pagesën e taksës për pesë vjet, raporton "Bloomberg".
"E kemi për detyrë dhe përgjegjësi të paguajmë të gjitha taksat", tha familja në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.
Kompania më e madhe në Korenë e Veriut u vu në qendër të vëmendjes për disa vite me radhë, që kur Lee, patriarku dhe drejtuesi i saj prej shumë kohësh, në 2014 pësoi një atak kardiak, që ia dëmtoi gjendjen shëndetësore.
Djali i tij, Jay Y. Lee, ka qenë i akuzuar në dy procese gjyqësore të ndryshme për tentativë të paligjshme për të marrë kontrollin e konglomeratit dhe aktualisht po vuan një dënim me burg pas një dënimi për korrupsion.
Jay Y. Lee la pas një pasuri prej gati 21 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe në aksione për katër njësi të Samsung. Kjo pasuri përfshin edhe një koleksion arti dhe disa prona.
Koreja e Jugut ka një nga taksat më të larta të trashëgimisë në botë, 50% kur kalon 3 miliardë dollarë fitime. Një tjetër taksë prej 20% shtohet kur kalon aksionet në pronësi të aksionarit më të madh. Mesatarja në të gjithë vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), është rreth 15%, sipas Fondacionit të Taksave me seli në Uashington.
Fatura e trashëgimisë e mbledhur nga familja Lee është një nga më të mëdhatë në vend dhe globalisht, praktikisht 3-4-fishi i të ardhurave që mblodhi qeveria koreane vitin e kaluar nga taksat e pasurive.
Ligji koreanojugor lejon shlyerjen e taksës në gjashtë këste ndërsa premton asete si kolateral për shumën e duhur.
Ngjashëm, kreu i grupit LG, Koo Kwang-mo, dhe motrat e tij po paguajnë një taksë të madhe pasurie.
Trashëgimtarët e Samsungut po dhurojnë edhe vepra arti, 60 prej të cilave qeveria e Koresë së Jugut i ka futur në kategorinë e thesareve kombëtare, të cilat do të shkojnë në Muzeun Kombëtar të Koresë. Vepra arti nga artistë të tillë si Marc Chagall, Claude Monet dhe Pablo Picasso do t'i jepen Muzeut Kombëtar të Artit Bashkëkohor Modern.
Miliarderët që bien ndesh me ligjin shpesh dhurojnë shuma të mëdha parash ose asetesh në të mirë të interesit publik.
Add new comment