taksa
Pas taksës për qentë e luksit, bashkia në hall për të klasifikuar qentë e punës në qytet
Rishfaqen premtimet pa faturë të Edi Ramës. Por tani nga Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për mediat prej nga ku ka zbuluar atë që mund të quhet projekti politik-qeverisës i opozitës. Paraprakisht edhe i përgatitjes së rotacionit. Të paktën kjo ishte gjuha e Bashës dhe premtimet e tij.
Xhelal Mziu "bën shtet" në Kamëz
Xhelal Mziu bëhet sërish lajm. Kësaj radhe, raportohet se kryetari i Bashkisë së Kamzës, ka refuzuar të paguajë komisionerët e majtë, pasi sipas tij, ata figurojnë debitorë ndaj bashkisë. Për këta komisionerë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcjellë shpërblimin për punën e bërë në kuadër të zgjedhjeve të 21 qershorit, por Mziu, ka menduar të mos e lëvrojë fondin, për shkak të debive ndaj zyrës së taksave në këtë bashki. Gazeta “Shqip” shkruan se edhe ata komisionerë të majtë që kanë marrë lekët, e kanë arritur këtë falë ndërhyrjeve faniljare.
Tatime-qeveri-biznes: Çfarë thoshte kryeministri vetëm një vit e gjysmë më parë
Ky i sotmi është fillimi i një komunikimi intensiv nga ana ime dhe nga ana e të gjithë ministrave me administratën për të kërkuar me insistim që administrata dhe në radhë të parë, ajo pjesë e administratës që i shërben drejtpërdrejt qytetarëve të ndërrojë fytyrë, të ndërroje sjellje, të ndërrojë në themel të marrëdhënies me qytetarët.