Xhelal Mziu "bën shtet" në Kamëz
Xhelal Mziu bëhet sërish lajm. Kësaj radhe, raportohet se kryetari i Bashkisë së Kamzës, ka refuzuar të paguajë komisionerët e majtë, pasi sipas tij, ata figurojnë debitorë ndaj bashkisë. Për këta komisionerë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcjellë shpërblimin për punën e bërë në kuadër të zgjedhjeve të 21 qershorit, por Mziu, ka menduar të mos e lëvrojë fondin, për shkak të debive ndaj zyrës së taksave në këtë bashki. Gazeta “Shqip” shkruan se edhe ata komisionerë të majtë që kanë marrë lekët, e kanë arritur këtë falë ndërhyrjeve faniljare. Sipas ligjit, një anëtar për pjesëmarrjen e tij në komisionet e qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve paguhet 3000 lekë të reja, sekretari 3200 lekë të reja, ndërsa kryetari 3500 lekë të reja.
Add new comment