sigurimet
17 miliardë lekë borxhe ndaj Sigurimeve
Borxhi i bizneseve ndaj Institutit të Sigurimeve, ka arritur në 17 milardë lekë në fund të vitit 2022.
Në raportin e auditimit të Kontrollit të lartë të shtetit, për periudhën 2021-2022, trendi i detyrimeve të prapambetura në Institutin e Sigurimeve Shoqërore shkon drejt rritjes, borxhe të cilat i përkasin mbi 109 110 subjekteve debitorë.
Në raport thuhet se 58% e debitorëve janë subjekte juridikë dhe 38% biznese të vogla.
E sigurtë: Rritja e sigurimit të automjeteve. E mundshme: Sistemi bonus malus
Klajdi Çitozi, kryetar i Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë, thotë në një intervistë për revistën “Monitor” se tërmeti u kushtoi kompanive në fjalë 40 milionë dollarë.
Shqipëria, në vitin 2019, përjetoi një tërmet i cili i ka kushtuar tregut të sigurimeve rreth 40 milionë euro. Tregu i sigurimeve e përballoi me sukses këtë situatë, falë kontratave të risigurimeve dhe kapaciteteve teknike të kompanive të sigurimit
Sigurojmë deri në miliarda euro. Edhe katastrofat. Sistemi Bonus-Malus, shkatërroi tregun
Qeveria pranon gropën në Arkën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore
Qeveria pranon situatën alarmante në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike nuk kanë paguar kontributet për punonjësit. Në një reagim të cilin e quan sqarim për opinionin publik Ministria e Financave thotë se ka ndërhyrë me një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.
Brokerat financiarë, ndërmjetësit që të gjejnë sigurimin më të mirë
Sa herë na është dashur të sigurojmë një pronë apo shëndetin, kemi shkuar direkt tek një nga kompanitë e sigurimit dhe kemi zgjedhur atë që na është ofruar. Në shumicën e rasteve nuk negociojmë për shërbimin më të mirë apo për garancitë për dëmshpërblim. Maksimumi që diskutojmë është ulja e çmimit. Në të gjithë botën këta elementë negociohen për klientin nga brokerat financiarë, një shërbim që ka filluar të ofrohet edhe në Shqipëri.
Kushtetuesja lë në fuqi pabarazinë
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar një kërkesë të Gjykatës Administrative të Vlorës, e cila kërkonte shfquqizimin si antikushtetues të nenit 91/4 të ligjit nr. 7703 “Për sigurimet shoqërore…”. Neni në fjalë sanksionon të drejtën vetëm për gratë të njohjes së viteve të shkollimit të lartë me shkëputje nga puna për efekt pensioni. Kjo e drejtë u njihet grave pavarësisht vendit ku kryhet shkollimi, për periudhën e viteve 2000-2032 dhe kur shkollimi nuk është më shumë se gjashtë vjet.
Një video që ngre shqetësimin për ligjin e ri të sigurimeve: Kompanitë në fillim, pastaj jeta
Autoriteti i Konkurencës: Hetimi për tregun e sigurimeve nisi nga çmimet simetrike
Në datë 7 Shtator Komisioni i Konkurencës vendosi në mbledhjen e tij hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme)”. Nga monitorimi i tregut inspektorët e Autoriteti të konkurencës se të gjitha kompanitë kishin vendosur çmime simetrike, ka përbën objekt hetimi, pasi dyshohet se ka marrëveshje të fshehtë mes tyre.
"TemaTv"
Vetëm qeveria nuk reagon për oligopolin në sigurime. Konfindustria kërkon ndryshime në legjislacion
Atë që mediat e kanë denoncuar që herët, e konfirmon së fundmi edhe Konfindustria, që është grup interesi i biznesit.
Fjala është për rritjen e sigurimit të makinave që zbulon qartë situatën oligopol në të ashtuquajturin treg të sigurimeve, e për të cilat Konfindustria thotë se nuk ka reagim nga qeveria, pse kompanitë kanë lobuar për heshtjen.
AMF në mbrojtje të hapur të kompanive të sigurimit. Ndryshon qëndrim në dy ditë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndryshuar qëndrim brenda dy ditësh. Nëse dje deklaronte se për çmimet e sigurimit të makinave vendos tregu, sot AMF-ja ka dalë me rolin e avokatit të konsumatorit.
“Bazuar në informacionin në dispozicion si edhe në përmbushje të misionit të tij rregullator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit është në ndjekje të situatës dhe po analizon mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit,” deklaron AMF në një njoftim të sotshëm.