AMF në mbrojtje të hapur të kompanive të sigurimit. Ndryshon qëndrim në dy ditë

Postuar në 27 Gusht, 2016 11:44

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndryshuar qëndrim brenda dy ditësh. Nëse dje deklaronte se për çmimet e sigurimit të makinave vendos tregu, sot AMF-ja ka dalë me rolin e avokatit të konsumatorit.

“Bazuar në informacionin në dispozicion si edhe në përmbushje të misionit të tij rregullator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit është në ndjekje të situatës dhe po analizon mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit,” deklaron AMF në një njoftim të sotshëm.

Ky qëndrim i dyfishtë buron nga fakti se AMF vetëm interesin e konsumatorit nuk mbron dhe e ka shprehur me prova këtë. Në vitin e parë të qeverisjes socialiste u hoq TVSH 20% për sigurimin dhe u la primi 3%. Asnjë reflektim në çmim dhe asnjë ndërhyrje nga AMF. Një vit më pas ish-ministri Shkëlqim Cani deklaronte se primi do të shkonte 10% meqenëse nuk pati reflektim nga kompanitë.

Së dyti kur AMF flet për liberalizim tregu thjesht gënjen, pasi si është e mundur që asnjë prej kompanive të mos mbajë çmim më të ulët në kushtet kur siç raporton vetë AMF për vitin aktual situata në këtë treg paraqitet me më shumë të ardhura? Për më tepër që një nga kriteret e konkurencës së suksesshme është edhe çmimi.

Së fundmi AMF është akuzuar edhe nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, duke komfirmuar kështu se ky ent mbron situatën e mbyllur në treg dhe ka nevojë për ndryshime urgjente.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.