Politikë

Të pabesueshëm

Postuar në 28 Tetor, 2017 15:23

Për situatën në Shqipëri ka reaguar sot edhe Doris Pack, politikania që është bërë e njohur në vendin tonë për qëndrimet e saj kritike ndaj të majtës. Kësaj radhe Pack kritikon sjelljen e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin që ka preferuar të heshtë për çështjen “Tahiri”: 

Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon. Shqipëria është vend kandidat i BE-së. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi më të mirë nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje”, shkruan Pack në Twitter. 

Presidenti refuzon dekretimin e kreut të ri të Akademisë së Shkencave?

Postuar në 27 Tetor, 2017 09:31

Siç pritej kërcënimi i kryeministrit për të ndërprerë fondet për Akademinë e Shkencave pas asaj që ndodhi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj rezultoi thjesht një deklaratë e pavërtetë. Gazeta “Panorama” shkruan sot qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2018 të njëjtin buxhet të vitit të shkuar për Akademinë.

Shqipëria vend i sigurtë?

Postuar në 26 Tetor, 2017 12:36

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot para investiorëve të huaj në një takim organizuar nga Konferenca e Dhomave të Tregëtisë, se Shqipëria është vend i sigurtë. Dhe se investimi në Shqipëri është frytdhënës.

“Mos takoni gazetarë dhe mos lexoni gazeta sepse ju pengojnë  në aparatin tretës”, tha kryeministri duke I cilësuar të gjitha vërejtjet dhe raportet për krimin si thashetheme mediash. Ai u ka bërë thirrje investitorëve që të konsultohen me investitorët e tjerë, që operojnë tashmë në Shqipëri për të kuptuar më mirë të vërtetën e Shqipërisë.

Sot fyerje është mbrojtja e Sajmir Tahirit

Postuar në 25 Tetor, 2017 20:44

Shkurt fare. 
Të gjithë pamë sot kryeministrin të kapej me gazetarët duke dëshmuar ngarkesat emocionale apo aktoriale të tij në raport me mediat. Kush ka punuar në media e mban mend këtë skeç personal të ketë patur episode të shumta. 

Qëndrimi I kryeministrit në mbrëmje se ai nuk sheh asgjë fyese në sjelljen e tij sot nuk duhet të habisë askënd. Dhe as të shqetësojë njeri. Edhe pse përmes deputetes Vasilika Hysi, qeveria po synon të riaktivizojë nismën e vet për norma të reja në median online. 

Çështja "Tahiri"/Ambasada amerikane nuk ka gjë për të thënë, DASh po

Postuar në 25 Tetor, 2017 19:16

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee ka dhënë sot një intervistë për Zërin e Amerikës fokusuar kryesisht në vizitën e tij të fundit në Serbi. Por zyrtari amerikan është pyetur ndër të tjera edhe për situatën në Shqipëri dhe çështjen e nxehtë të akuzave dhe kërkesës për arrestim për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Yee ka përcjellë mbështetje për prokurorëtndhe gjykatësit duke kërkuar që askush të mos jetë mbi ligjin. 

Kush është problemi? (Video)

Postuar në 25 Tetor, 2017 14:43

Kryeministri Rama ka debatuar me gazetarët jashtë sallës së kuvendit, pas seancës ku mazhoranca rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Sajmir Tahirit.

Kreu i qeverisë u shfaq nervoz duke akuzuar median se nuk po e bën punën siç duhet dhe se po përdoret në këtë çështje.

Dukshëm nervoz kryeministrit nuk i pëlqyen pyetjet dhe shtroi si problem raportimet në media. Nga video më poshtë mund të kuptohet më mirë kush është problemi.

Karton jeshil për Sajmirin, i kuq për pushtetin

Postuar në 25 Tetor, 2017 12:57

Ashtu siç pritej kuvendi miratoi me kartonat e maxhorancës raportin e përfaqësuesve të saj në Këshillin e Mandateve, që i hap rrugë hetimit në gjendje të lirë të ish-ministrit Sajmir Tahiri, duke rrëzuar raportin e anëtarëve të opozitës që ishte në favor të arrestimit të Tahirit, siç kishte kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda.

4 fashikuj të rinj për Tahirin, Çuçi nxori sekretin hetimor

Postuar në 25 Tetor, 2017 09:31

Dosja e Prokurorisë së Katanias duket se është vetëm maja e ajsbergut për çështjen Tahiri. Ndonëse ish-ministri i Brendshëm publikoi një vërtetim të kësaj prokurorie se nuk ka qenë në ndjekje penale, 4 fashikuj të tjerë mbi këtë hetim raportohet të kenë ardhur nga Guardia Di Finanza.Gazetarja Klodiana Lala tha të martën në mbrëmje në emisionin “Opinion” se nga Italia kanë ardhur disa fashikuj voluminozë që provojnë fajësinë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri

6 vjet pas Berishës, zbulohet sërish Puçi, Prokurori-Opozitë-Presidencë

Postuar në 24 Tetor, 2017 17:22

Më 21 janar 2011 e më mbrapa Sali Berisha bëri zakon të fliste për një puç të koordinuar mes opozitës socialiste, Presidentit dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Berisha, asokohe kryeministër, përfshinte edhe Shërbimin Informativ në këtë skemë që sipas tij synonte rrëzimin me dhunë të qeverisë së zgjedhur me vota. Pakkush e besoi në atë kohë, ndonëse duhet thënë se koha i dha të drejtë.

Jo vetëm çështje bandash! (Video)

Postuar në 24 Tetor, 2017 14:03

Sajmir Tahiri doli sërish në një konferencë për të sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij mbi kërkesën për arrestim nga Prokuroria. Ish-ministri i Brendshëm paraqiti një dokument të prokurorisë së Katanias, që sipas tij vërteton se ai nuk ka qenë nën hetim nga autoritetet italiane.

Sipas Tahirit, kjo është një provë e vogël e pastërtisë së tij  përballë akuzave që i quajti baltë politike të atyre që "duan të justifikojnë llumin e vjedhjeve e vrasjeve në 25 vjet të qëndrimit të tyre në politikë"

Pages

Subscribe to RSS - Politikë