Politikë
Replika për lirinë e medias
Fjalën e kryeministrin Rama në konferencën për lirinë e medias e komentoi sot edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai e ka quajtur një fjalim me nota urrejtje që inkurajon pikërisht kriminelët që të sulmojnë gazetarët që raportojnë dhe hetoj
Deklarata:
Për median dhe kundër medias
Po përcjellim më poshtë fjalën e kryeministrit Edi Rama, mbajtur sot në Konferencën “Ballkani Perëndimor në Ditën Ndërkombëtare të Medias”, zhvilluar në Tiranë. Meqenëse fjala e kryeministri ka provokuar debate, meqenëse është parë si sulm ndaj medias në vend se një kritikë, menduam të japim të plotë(minuta 8:30).
Hetime për konfirmimin e kontakteve Tahiri-biznesmeni S.
“Shqiptarja.com” raporton sot se prokuroria e krimeve të rënda dyshon se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka udhëtuar në makinën e O.S., personi i arrestuar pak ditë më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të Tahirit. Gazeta i referohet burimeve sipas të cilave,
Katandisja e një partie/Në "mbrojtje" të Saimir Tahirit me letra anonime nga populli dhe biografinë e Habilajve
Sot ka folur në Parlament deputeti i PS-së, Fate Velaj. Z. Velaj nuk është njeri i prononcimeve, as edhe ndonjë parlamentar me përvojë. Ai vjen nga tjetër rrugë. Por kontributi i z. Velaj në këtë seancë ka qenë larg artit, ndonëse pranë letrave. Ai ka nxjerrë nga xhepi një letër të banorëve të Vlorës, që kanë tubuar njohuritë e tyre për lidhjet fisnore të Habilajve.
Hahn, makiazh qeverisë!
Komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn i ndodhur në Tiranë në kuadër të një konference për lirinë e medias, i dha oksigjen qeverisë që ndodhet në pozita jo fort komode për shkak të skandalit me ish-ministrin Tahiri dhe dyshimet për implikimin e strukturave të policisë në trafikun e drogës. Zyrtari europian foli për progres në luftën kundër kanabisit dhe deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur, por sipas tij rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave do të varet nga rezultatet e vetingut.
S’ka bisedime për çamët në Kretë, zbardhet axhenda
Takimin disaditor mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias për të cilin kanë nisur përgatitjet nga kjo e enjte mediat greke e komentojnë si bisedime rraskapitëse që do të zgjasin deri të dielën me shpresën për të arritur progres në disa nga çështjet që ndajnë të dy palët.
Studiuesi Plasari: "Çështja "Tahiri" nuk do të mbyllet. Ka elementë që as kryeministri nuk i di"
Studiuesi Aurel Plasari shprehet se çështja e Saimir Tahirit nuk do të mbyllet dhe nuk mund të mbyllet. Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, zhvilluar më datë 3 nëntor, Plasari, thotë se as kryeministri nuk është në dijeni të disa elementëve të kësaj çështjeje që nuk e lejojnë atë të mbyllet.
“Nuk është vetëm çështja e drogës”, shprehet ai, pa zbuluar gjë më tej.
Opozita fut në lojë Metën (Letra)
Opozita duket se është kordinuar me Ilir Metën, të cilit i ka kërkuar publikimin e te dhenave te mbledhjes se Këshillit të Sigurisë, mbajtur 11 nentorin e shkuar nga presidenti Nishani. Kërkesa është firmosur nga Flamur Noka, Myslim Murrizi, Isuf Çelaj, Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi, Luan Rama dhe Endrit Braimllari. Ata kërkojnë që deklasifikohet materiali i diskutuar në atë tyrezë pas dyshimeve me përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës.
Presioni amerikan, serbët kërkojnë ndihmën e BE
Deklarata e zv/ndihmës sekretarit amerikan, Hojt Brijan Yee javën e kaluar në Beograd se Serbia nuk do të përparojë në rrugën e saj drejt europiane nëse nuk heq dorë nga lidhjet e saj me Rusinë shqetësoi jo pak udhëqjen politike të Serbisë.
Agjencia Beta ka publikuar një përgjigje të autoriteteve të BE-së pas pyetjes se duke marrë parasysh deklaratën e Yee, në cilën masë Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në afrimin e BE-së me Serbinë, duke pasur parasysh se kuadri ligjor dhe politik për këtë janë negociatat e nëtarësimit të Serbisë.
Dëshmia e dy ish-muxhahedinëve/Tortura në kampin e Tiranës
Dy prej muxhahedinëve iranianë që janë arratisur nga pallatet e Yzberishtit ku ndodhen mijëra të tjerë, rrëfejnë eksperiencat e tyre në Tiranë. Në një rrëfim ekskluziv për TemA TV ata tregojnë sesi raportonin endrrat dhe mendimet tek krerët eMEK-ut dhe më pas mijëra persona mblidheshin rreth tyre dhe qeshnin.
TemaTv