Presioni amerikan, serbët kërkojnë ndihmën e BE

Postuar në 08 Nëntor, 2017 10:58

Deklarata e zv/ndihmës sekretarit amerikan, Hojt Brijan Yee javën e kaluar në Beograd se Serbia nuk do të përparojë në rrugën e saj drejt europiane nëse nuk heq dorë nga lidhjet e saj me Rusinë shqetësoi jo pak udhëqjen politike të Serbisë.  

Agjencia Beta ka publikuar një përgjigje të autoriteteve të BE-së pas pyetjes se duke marrë parasysh deklaratën e Yee, në cilën masë Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në afrimin e BE-së me Serbinë, duke pasur parasysh se kuadri ligjor dhe politik për këtë janë negociatat e nëtarësimit të Serbisë.

Burimet në Bruksel thanë gjithashtu thanë se deklarata e zyrtarit amerikan se Serbia "nuk mund të ulet në dy karrige" duke nënkuptuar se  duhet të zgjedhë ose BE ose një aleancë me Rusinë, nuk ishte "një ultimatum, por thjesht një këshillë". Gjithashtu theksohet se delegacioni i Komisionit Evropian në Beograd ka përsëritur se BE pret që Serbia të harmonizojë gradualisht politikën e saj të jashtme me sigurinë e BE-së deri në fund të negociatave të saj të anëtarësimit, duke përfshirë marrëdhëniet me Rusinë.

Rrethet diplomatike në Bruksel vlerësuan se paralajmërimet e Yee mund të kuptohen në kontekstin e dialogut (të brendshëm) për Kosovën, të iniciuar nga Vucic, dhe deklaratës së Ivica Daçiç për domosdoshmërinë e gjetjes së "një linje delimitimi" dhe arritjes së një zgjidhjeje të përhershme rreth çështjes së interesave të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Burimet diplomatike të BE-së i thanë agjencisë Beta se Rusia gjithashtu i kërkoi BE të shpjegonte se si Uashingtoni mund të kërkojë të drejtën për të vendosur në emër të BE-së nëse një vend do të bëhet anëtar i ri i bllokut.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kohët e fundit tha se mesazhet e Yee përfaqësojnë të njëjtin lloj presioni që SHBA dhe BE kanë ushtruar ndaj Ukrainës kur ky vend ishte duke vendosur nëse do të nënshkruante një marrëveshje dhe asociacionin e tregtisë së lirë me BE, ose do të mbante lidhje të ngushta me Rusinë.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=11&dd=07&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.