ndihmë
Takimi në Athinë/ Kryepeshkopi Anastas kërkon ndihmë nga Mitsotakis
Me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u takua kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, Kryepeshkopi Anastas përgëzoi kryeministrin Mitsotakis për detyrën dhe kërkoi ndihmën e tij për trajtimin e problemeve të Kishës Ortodokse në Shqipëri, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i qetë në përmbushjen e misonit të saj.
Kryeministri grek dhe Kryepeshkopi i Shqipërisë, siç thuhet në komunikimin përkatës, kanë rënë dakord të mbajnë kontakte të ngushta me njëri-tjetrin.
Çavuşoğlu vjen me paketë edukimi në Tiranë
Turqia ofrohet të ndihmojë Shqipërinë jo vetëm në çështje të ekonomisë, por edhe në sistemin e edukimit. Kjo u përmend nga ministri i Jashtëm Çavuşoğlu gjatë një takimi në Tiranë të dy Dhomave të Tregëtisë e Industrisë, ndërsa u konfirmua më vonë në konferencën me ministrin Bushati ku shefi i diplomacisë turke premtoi hapje shkollash dhe universitetesh turke në Shqipëri.
Serbia jep 100 mijë euro ndihmë për përmbytjet
Qeveria e Serbisë ka akorduar 100 mijë euro në mbështetje të Shqipërisë për përmbytjet që ndodhën në jug të vendit. Pas presidentit serb, Alleksandar Vucic që përmes një letre shprehi keqardhje dhe ofroj ndihmë, vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë nga kryeministrja Ana Brnabic. Ndihma e Serbisë përfshinë edhe ndihma me batanije dhe mjete të tjera për zonat e prekura nga përmbytjet.
Presioni amerikan, serbët kërkojnë ndihmën e BE
Deklarata e zv/ndihmës sekretarit amerikan, Hojt Brijan Yee javën e kaluar në Beograd se Serbia nuk do të përparojë në rrugën e saj drejt europiane nëse nuk heq dorë nga lidhjet e saj me Rusinë shqetësoi jo pak udhëqjen politike të Serbisë.
Agjencia Beta ka publikuar një përgjigje të autoriteteve të BE-së pas pyetjes se duke marrë parasysh deklaratën e Yee, në cilën masë Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në afrimin e BE-së me Serbinë, duke pasur parasysh se kuadri ligjor dhe politik për këtë janë negociatat e nëtarësimit të Serbisë.
Show Veliaj kapërcen kufijtë e Tiranës, një shkollë në Kukës kërkon të jetë nën juridiksionin e bashkisë së kryeqytetit
Bashkia e Tiranës ka përcjellë përmes një njoftimi një aktivitet të kryebashkiakut Veliaj, i cili në fakt ka gjetur fabulën e radhës për të treguar se fama e tij po kalon kufijtë e kryeqytetit. Bashkia thotë se pak javë më parë, Osman Doçi, drejtor i shkollës 9 vjeçare “Gani Duraku” në Morinë të Kukësit, i shqetësuar nga gjendja e keqe e shkollës, por edhe pasi ishte njohur me aksionin për riparimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës, vendosi t’i shkruajë për ndihmë kryebashkiakut Erion Veliaj.
Specialët e NATO-s në ndihmë të ushtrisë afgane përballë talebanëve
Forcat speciale të misionit të NATO-s në Afganistan u vendosën në Kunduz për të ndihmuar ushtarakët afganë të rimarrin këtë qytet të madh në qytetin verior rebelëve talebanë, AFP raporton se këtë lajm e ka theksuar sot zëdhënës i forcave amerikane, koloneli Brian Tribus. Po sipas AFP një burim ushtarak perëndimor theksoi se bëhej fjalë veçanërisht për ushtarë të elitës amerikane, britanike dhe gjrmane, që janë pjesë e 13 000 ushtarëve të huaj që ndodhen ende në Afganistan.