Takimi në Athinë/ Kryepeshkopi Anastas kërkon ndihmë nga Mitsotakis
Me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u takua kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, Kryepeshkopi Anastas përgëzoi kryeministrin Mitsotakis për detyrën dhe kërkoi ndihmën e tij për trajtimin e problemeve të Kishës Ortodokse në Shqipëri, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i qetë në përmbushjen e misonit të saj.
Kryeministri grek dhe Kryepeshkopi i Shqipërisë, siç thuhet në komunikimin përkatës, kanë rënë dakord të mbajnë kontakte të ngushta me njëri-tjetrin.
"Kryepeshkopi Anastas ka të gjithë mbështetjen time në përpjekjet e tij për të trajtuar problemet e Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe për të siguruar funksionimin dhe zbatimin e duhur të punës së tij"-theksoi kryeministri grek në një postim në profilin e tij në Twitter. Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Mε τον Μακαριώτατο Αρχιεπίσκοπο Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας κ. Αναστάσιο. Έχει όλη τη στήριξή μου στην προσπάθειά του να αντιμετωπιστούν τα προβλήματα της Oρθόδοξης Eκκλησίας της Αλβανίας και να διασφαλιστεί η εύρυθμη λειτουργία και η υλοποίηση του έργου της. pic.twitter.com/LrzzUrt96B
— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) July 25, 2019
Add new comment