Anastas

Jemi thirrur që të bëhemi shenjtorë*

Postuar në 02 Tetor, 2021 21:35

 

Kisha jonë është e shenjtë jo sepse ne jemi shenjtorë, por sepse kreu i saj, Krishti, është i shenjtë, sepse e shenjtë është Fryma e cila na frymëzon dhe së cilës i referohemi.

Por edhe ne jemi thirrur që të bëhemi shenjtorë, “bëhuni të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë” – thotë Zoti.

Kjo është thirrja jonë, Kisha pra është një laborator shenjtorësh, nuk është një organizatë filantropike dhe as një organizatë jo qeveritare, sikundër duan të na thonë.

Takimi në Athinë/ Kryepeshkopi Anastas kërkon ndihmë nga Mitsotakis

Postuar në 25 Korrik, 2019 21:43

Me Kryepeshkopin e  Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u takua kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, Kryepeshkopi Anastas përgëzoi kryeministrin Mitsotakis për detyrën dhe kërkoi ndihmën e tij për trajtimin e problemeve të Kishës Ortodokse në Shqipëri, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i qetë në përmbushjen e misonit të saj.

Kryeministri grek dhe Kryepeshkopi i Shqipërisë, siç thuhet në komunikimin përkatës, kanë rënë dakord të mbajnë kontakte të ngushta me njëri-tjetrin.

Bartolomeu i përgjigjet Kryepiskopit Anastas për Autoqefalinë e Kishës Ukrainase

Postuar në 10 Mars, 2019 21:11

Zyra e shtypit Patriarkanës së Stambollit ka bërë publike një përgjigje që Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka kthyer Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas për çështjen e autoqefalisë së Kishës së Ukrainës.

Kreu i Kishës Ordhodhokse të Shqipërisë përmes një letre të dërguar në 14 Janar të këtij viti, i kërkonte  Patriarkut Bartolome mbajtjen e Sinodit Panordhodhoks për të zgjidhur çështjen në fjalë. Ndër të tjera në zbardhjen që mediat i kanë bërë kësaj letre theksohet se Patriarku Ekumenik përjashton çdo prapavijë politike në dhënien e autoqefalisë së Kishës së Ukrainës.

Subscribe to RSS - Anastas