Bartolomeu i përgjigjet Kryepiskopit Anastas për Autoqefalinë e Kishës Ukrainase
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/03/anastas_2019_03_10_21.jpg?itok=s2g5FPZL)
Zyra e shtypit Patriarkanës së Stambollit ka bërë publike një përgjigje që Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka kthyer Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas për çështjen e autoqefalisë së Kishës së Ukrainës.
Kreu i Kishës Ordhodhokse të Shqipërisë përmes një letre të dërguar në 14 Janar të këtij viti, i kërkonte Patriarkut Bartolome mbajtjen e Sinodit Panordhodhoks për të zgjidhur çështjen në fjalë. Ndër të tjera në zbardhjen që mediat i kanë bërë kësaj letre theksohet se Patriarku Ekumenik përjashton çdo prapavijë politike në dhënien e autoqefalisë së Kishës së Ukrainës.
Bartolomeu bën fjalë për shpifje që janë adresuar ndaj Patriarkanës së Stambollit dhe vetë atij në trajtimin e kësaj çështje. I paqartë mbetet qëndrimi i kryepeskopit Anastas lidhur me këtë debat që krijoi përplasje të fortë mes Moskës dhe Patriarkanës.
Add new comment