Hetime për konfirmimin e kontakteve Tahiri-biznesmeni S.
“Shqiptarja.com” raporton sot se prokuroria e krimeve të rënda dyshon se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka udhëtuar në makinën e O.S., personi i arrestuar pak ditë më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të Tahirit. Gazeta i referohet burimeve sipas të cilave,
verifikimet e kryera në sistemin TIMS që kjo prokurori ka ngritur pretendimin se nga pika e Muriqanit ka dalë me makinën e tij Orest Sota. Po të njëjtat burime pretendojnë se kanë zbuluar që nga kjo pikë në të njëjtën ditë ka dalë me makinën e tij edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Nëse prokurorët kanë mbërritur në këtë përfundim atëherë jemi përballë një kontradikte të madhe e cila mbetet për t’u sqaruar. Publikisht kohë më parë ish ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ka në pronësinë e tij asnjë makinë. Ndërkohë ngrihet edhe një tjetër pretendim nga prokurorët se nga verifikimet në TIMS është zbuluar se në kthim, ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Muriqanit, duke përdorur automjetin në pronësi të O.S.
Gazeta shton se prokuroria do të kryejë veprime hetimore shtesë, ndërkohë që janë sekuestruar librat e shitjes së kompanive të S. dhe të atit të tij. Kjo për verifikuar pretendimet se eurot ishin pagesë për kompaninë “Kurum” e cila ka mohuar të ketëpatur marrëdhënie në këtë çështje.
http://shqiptarja.com/home/1/prokuroria-tahiri-ka-p-rdorur-makin-n-e-biz...
Add new comment