Hahn, makiazh qeverisë!
Komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn i ndodhur në Tiranë në kuadër të një konference për lirinë e medias, i dha oksigjen qeverisë që ndodhet në pozita jo fort komode për shkak të skandalit me ish-ministrin Tahiri dhe dyshimet për implikimin e strukturave të policisë në trafikun e drogës. Zyrtari europian foli për progres në luftën kundër kanabisit dhe deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur, por sipas tij rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave do të varet nga rezultatet e vetingut.
Për të marrë rekomandimin presim rezultatet për Vettingun. Rezultatet e para i pres në fillim të vitit. ONM po punon me ekspertë nga e gjithë bota. Është shumë e rëndësishme që të konsolidohen arritjen në 5 prioritetet. Është një gjë që dua ta theksoj që Shqipëria është në rrugën e duhur dhe madje dua të them se “spirata Europiane duhet të jetë objektiv kombëtar dhe të mbështetet nga të gjitha partitë, shoqëria dhe media, absolutisht. Pasi është synim kombëtar integrimi
Ndërsa kryeministri përsëriti refrenin se qeveria e tij meriton të hapë negociatat e anëtarësimit, duke premtuar sukses në Operacionin Forca e Ligjit, për të cilin ambasadori Lu tha se priste të finalizohej me arrestimin e peshqve të mëdhenj.
Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Shqipëria e ka filluar procesin e Vettingut. Diskutuam për suksesin e qartë të luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, një suksese i mishëruar në raportin e dalë pas monitorimit të qenësishëm të Guarda di Finanza dhe i konsideruar si përmbyllja e fazës së parë. Lufta nis në fazën e dytë, për të cilën ndamë me Hahn objektivat dhe ambicien tonë, si dhe hapat për t’ia dalë me sukses me Task Forcën Speciale të policisë
Komisioneri Hahn la të kuptohet se Bashkimi Europian është tejet i fokusuar në rajon duke thënë se në muajin Shkurt Brukseli do të nxjerrë një strategji për Ballkanin dhe për herë të parë pas 15 vitesh do të ketë edhe një samit që do të organizohet nga Presidenca Bullgare në Maj të 2018.
Add new comment