Presidenti refuzon dekretimin e kreut të ri të Akademisë së Shkencave?

Postuar në 27 Tetor, 2017 09:31

Siç pritej kërcënimi i kryeministrit për të ndërprerë fondet për Akademinë e Shkencave pas asaj që ndodhi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj rezultoi thjesht një deklaratë e pavërtetë. Gazeta “Panorama” shkruan sot qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2018 të njëjtin buxhet të vitit të shkuar për Akademinë.

Ky nuk është më lajm. Aq më tepër që lajmi është se Presidenti I Republikës, Ilir Meta, sipas gazetës në fjalë nuk do ta dekretojë Gudar Beqirajn si kryetar të ri. Gazeta citon burime nga Presidenca, sipas të cilave refuzimi i kreut të shtetit lidhet me procedurat jo të rregullta në zgjedhje, që ishin pa kanidatë alternativë. Nëse kjo ndodh, Akademia do të detyrohet të përsërisë procesin zgjedhor ndërkohë që deri më tani në emër të këtij institucioni firmos sekretari shkencor, Vasil Tole. Në zgjedhjet e 4 shtatorit, Akademia e Shkencave inskenoi një turp elektoral kur si kandidat për kryetar ishte Gudar Beqiraj, kurse për nënkryetar, Muzafer Korkuti, të dy vinin në garë respektivisht nga detyrat e nënkryetarit dhe kryetarit.

http://www.panorama.com.al/perplasja-per-akademine-rama-terhiqet-nga-ker...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.