Në Vëmendje

Bushati “shpëton” nga konsullja e LSI-së, e shkarkon pas denoncimit në “STOP”

Postuar në 01 Mars, 2016 15:48

Një ditë pasi emisioni investigativ Stop në televizionin Klan denoncoi sesi  konsullata shqiptare në Milano kryente martesa civile kundrejt rryshfetit dhe pa dokumentacionin e nevojshëm, Ministria e Jashtme reagoi duke njoftuar se  konsullja Luljeta Çobanaj nuk do të jetë pjesë e shërbimit diplomatik.  Konsullja ishte bërë  pjesë e një skeme korruptive që siguronte emigrantëve çertifikate martese kundrejt pagesave nën dorë.

Çfarë pret BE nga Shqipëria?

Postuar në 01 Mars, 2016 12:58

Për Komisionin Europian, reforma e sistemit të drejtësisë është prova e vendimtare për Shqipërinë. “BE pret ndryshim të plotë, që do të forcojë profesionalizmin dhe efikasitetin e gjyqësorit, duke vendosur ekulibrin e duhur midis pavarësisë dhe llogaridhënies.  Komisioneri Hahn, përsëriti se reforma e sistemit të drejtësisë mund të vendos Shqipërinë në drejtim të fortifikimit të pakthyeshëm të sundimit të ligjit”-  është shprehur Maja Koçijançiç.

“Me ndërhyrjen te Parku i Liqenit Artificial u GABUA. “Rilindja Urbane” prishi diversitetin e qyteteve”

Postuar në 29 Shkurt, 2016 20:27

Maks Velo ka qenë i ftuar në emisionin “Zululand” në “Tema Tv” dhe ka folur për zhvillimet më të fundit që prekin mjedisin në Tiranë, hapësirën e saj publike duke problematizuar ndërkohë një sjellje të Bashkisë që është vënë së fundmi nën kritika. Velo thotë se për çështjen e Parkut është gabuar, sidomos po të shohësh kostot financiare që po paguhen për të ndërtuar një kënd lojërash. “Unëjam autori i Parkut të Liqenit Artificial të ndërtuar në vitin 1959...Goditja e parë u dha me shkollën “Wilson” nga Berisha dhe pastaj me radhë, me “Sheraton” dhe me pjesën e sipërme të liqenit.

Dorëheqja e drejtorit të Sptalit të Lushnjës, nuk pranoi të firmoste shkarkimet e Beqajt

Postuar në 29 Shkurt, 2016 17:43

Tërhoqi vëmendjen sot dorëheqja e drejtorit të Spitalit të Lushnjës, i cili në një konferencë për shtyp tha se vendosi të lërë postin për arsye familjare. Por burime pranë spitalit të Lushnjës thanë për ResPublica se Ramazan Doko vendosi të japë dorëheqjen pasi nuk pranoi të firmosë shkarkimin e 35 punonjësve nga spitali i Lushnjës, si pjesë e urdhërit për ristrukturimin e personelit mjekësor. Edhe në konferencën për shtyp Doko u tregua i kujdesshëm, duke lënë të nënkuptohet shkak i largimit ishte pamundësia për të çuar përpara projektet e tij.

Gjoba e Bashkisë për PD-në rrëzohet në gjykatë

Postuar në 29 Shkurt, 2016 17:39

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i vendosi gjobë Partisë Demokratike pas protestës së 8 dhjetorit për dëmet që ajo shkaktoi. Gjoba ishte 16 milionë lekë të reja dhe ajo është aktualisht pjesë e një procesi për falsifikim firme. Gjithsesi, sot Gjykata Administrative ka vendosur pezullimin e gjobës dhe ka urdhëruar ndalimin e çdo veprimi të Bashkisë deri në gjykimin final të çështjes. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=320687&fundit

Mbyllja e kufijve të Shqipërisë shmang dyndjen e emigrantëve në Puglia

Postuar në 28 Shkurt, 2016 20:52

Greqia nuk duhet lënë vetëm, por një hapje e kufive të Shqipërisë do të shtonte rrezikun e një orientimi të fluksit të emigrantëve drejt brigjeve të Pulias. Sipas ministrit të jashtëm italian Anxhelino Alfano, iluzioni se Greqia mund ta përballojë e vetme krizën mund çojë drejt një rrënimi të sistemit. "Rreziku i hapjes së një rruge detare të kalimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Pulias është evident dhe duhet marrë paraysh. Mund të kthehet në një problem për gjithë Europën, ndaj duhet të punojmë bashkarisht.

Bon Jovi, test i gomarllëkut të mediave shqiptare

Postuar në 28 Shkurt, 2016 14:45

Lajmi se Bon Jovi do të vijë në Tiranë për të dhënë një koncert në ditën e verës, u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme në thuajse të gjitha mediat online, përfshi këtu edhe ato të gazetave kryesore të vendit. Pa asnjë verifikim, ai u transmetua rrufeshëm duke i ngritur mendjen publikut, që filloi të interesohej menjëherë për vendshitjet e biletave.

Opozita "i bashkohet" edhe protestës së biznesit

Postuar në 28 Shkurt, 2016 14:36

Çështja e tarifave të rritura të bashkisë për hapësirat publike që shkaktoi reagimin e biznesit të vogël është e dyta kauzë që opozita po përpiqet ta rrëmbejë për të fituar kredon që e vetme nuk mund ta ketë.

Një hap prapa, Veliaj pranon rinegocimin e tarifave me biznesin

Postuar në 27 Shkurt, 2016 21:57

Dy protesta dhe Erion Veliaj u tërhoq  nga këmbëngulja për të injoruar pronarët e lokaleve të kryeqytetit, duke pranuar një rinegocim të tarifave për hapësirat publike dhe tavolinat e bareve, restoranteve apo kafeneve. Kreu i bashkisë së Tiranës pasi dëgjoi shqetësimet e përfaqësuesve të biznesit tha se do të njihet të hënën me propozimet e tyre për të vendosur më pas nëse do të ketë ndryshim apo jo të tarifave. Veliaj ndryshoi dukshëm qëndrimin që kishte mbajtur më herët gjatë ditës për protestën dhe arsyet e rritjes së tarifave.

BE nuk uron zgjedhjen e Thaçit si President

Postuar në 27 Shkurt, 2016 10:32

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BE’së, Maja Kocijancic, ka lëshuar një deklaratë në të cilën nuk e uron fare zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Shtetit të Kosovës.
Aty vetëm përmendet se zgjedhja e tij është bërë në një situatë të tensionuar dhe përçarëse, shkruan Gazeta Express.
Me këtë rast, ajo ka bërë thirrje që të ndalet dhuna derisa ka kërkuar nga liderët e Kosovës që të veprojnë me qetësi për të qetësuar situatën.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje