Dorëheqja e drejtorit të Sptalit të Lushnjës, nuk pranoi të firmoste shkarkimet e Beqajt
Tërhoqi vëmendjen sot dorëheqja e drejtorit të Spitalit të Lushnjës, i cili në një konferencë për shtyp tha se vendosi të lërë postin për arsye familjare. Por burime pranë spitalit të Lushnjës thanë për ResPublica se Ramazan Doko vendosi të japë dorëheqjen pasi nuk pranoi të firmosë shkarkimin e 35 punonjësve nga spitali i Lushnjës, si pjesë e urdhërit për ristrukturimin e personelit mjekësor. Edhe në konferencën për shtyp Doko u tregua i kujdesshëm, duke lënë të nënkuptohet shkak i largimit ishte pamundësia për të çuar përpara projektet e tij.
“Kam patur shumë projekte të cilat nuk munda t’i realizoja dot”, ka thënë ai, duke mos specifikuar arsyet. Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga paraqitja e dorëheqjes, ende askush nuk është paraqitur për të zëvendësuar Dokon, pasi nga sa mësohet ministri Beqaj nuk ka pranuar dorëheqjen e tij.
Add new comment