Mbyllja e kufijve të Shqipërisë shmang dyndjen e emigrantëve në Puglia

Postuar në 28 Shkurt, 2016 20:52

Greqia nuk duhet lënë vetëm, por një hapje e kufive të Shqipërisë do të shtonte rrezikun e një orientimi të fluksit të emigrantëve drejt brigjeve të Pulias. Sipas ministrit të jashtëm italian Anxhelino Alfano, iluzioni se Greqia mund ta përballojë e vetme krizën mund çojë drejt një rrënimi të sistemit. "Rreziku i hapjes së një rruge detare të kalimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Pulias është evident dhe duhet marrë paraysh. Mund të kthehet në një problem për gjithë Europën, ndaj duhet të punojmë bashkarisht. E dimë nga e kaluara se çdo të thotë situatë emergjente në Shqipëri dhe jemi duke përgatitur një plan për këtë."-theksoi ministri i Jashtëm italian për gazetën Il Messaggero.

http://www.kathimerini.gr/851324/article/epikairothta/politikh/antzelino...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.