Lajme

Turqia, Jo sanksioneve kundër Rusisë. Erdogan tallet: I thashë Macronit për gazin, më dha të drejtë

Postuar në 25 Mars, 2022 14:04

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij nuk është në gjendje t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Jep dorëheqjen këshilltari i Putinit, Anatoly Chubais

Postuar në 23 Mars, 2022 15:18

Media të ndryshme raportojnë se një ndër njerëzit e afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, i dërguari për Klimën, Anatoly Chubais, ka dhënë dorëheqjen. Mediat deklarojnë se dorëheqja e tij dhe largimi nga Rusia lidhen me kundërshtimin e luftës në Ukrainë, një veprim ky që shenjon aktin e parë nga një zyrtar kaq i lartë i Kremlinit.

Po SHBA-ve kush u vendos sanksione?

Postuar në 23 Mars, 2022 12:00

A është legale lufta e tanishme në Ukrainë?

Jehonë idesë së një rusofobie në Perëndim

Postuar në 23 Mars, 2022 11:34

Si në çdo situatë problem kryesor që do të mbetet është narrativa, ajo që njerëzit besojnë, apo qëndrimi që ata marrin. Në luftën aktuale në Rusi, krijohet ideja se vetëm një pjesë e rusëve e kuptojnë atë që Putin po bën dhe se gjithë bota ose është kundër, ose qëndron neutrale. Deri më tani, argumenti bazë që e izolon Rusinë është sulmi mbi një vend sovran, por ky argument do të qëndrojë në këmbë si pjesë e shqetësimit publik deri në momentin kur sanksionet të kenë gjeneruar një faturë e cila tejkalon shkeljen e sovranitetit të një vendi.

Mistifikimi i një dorëzimi të kaluar si dorëheqje

Postuar në 22 Mars, 2022 16:59

Lulzim Basha po merr dafinat e një akti qytetar, atë të dorëheqjes. Lulzim Basha mbajti përgjegjësi, shkruan Agron Gjekmarkaj. Që do marrë seriozisht vetëm për vlerën statistikore të lumit të qëndrimeve që po mbahen mbi këtë çështje. Sepse ndërkohë që dorëheqja është një normë që predikohet vazhdimisht, ajo në rastin e Bashës po mistifikohet si standard i jashtëzakonshëm.

Dorëzon vulën dhe bravën

Postuar në 21 Mars, 2022 17:29

Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike.

Bullgaria paralajmëron bojkotin e Gazprom. I hapet rruga projektit greko-bullgar

Postuar në 21 Mars, 2022 00:13

Fushata ushtarake në Ukrainë mund të sjellë një ndryshim thelbësor në politikën energjetike bullgare. Në fund të këtij viti skadon afati i marrëveshjes së furnizimit të vendit nga kompania ruse “Gazprom” dhe në kushtet e reja gjeopolitike zv.kryeministri Asen Vassilev ka përjashtuar negociata të reja me furnizuesin në fjalë.

Ka alternativa 

i ka thënë ai Radios Kombëtare Bullgare. 

Islami: Rama tentoi të takonte Putinin më 2020, por u refuzua. Për takimin me Lavrov nuk ekziston asnjë dokument

Postuar në 20 Mars, 2022 15:45

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami, ka deklaruar në një intervistë për MCN Tv, se Edi Rama loboi të takohej me presidentin rus, Vlaidimir Putin në vitin 2020, por dështoi. Sipas Islamit, z. Rama që udhëtoi në Rusi në vitin 2020, në cilësinë e ministrit të Jashtëm dhe drejtuesit të presidencës së OSBE-së, u prit nga ministri i Jashtëm. Sergey Lavrov, pasi iu refuzua takimi me Putin.

Deri kur do të rrimë duke parë kasaphanën në Ukrainë? Putin provoi se nuk është strateg i aftë

Postuar në 20 Mars, 2022 14:24

Deri kur Europa dhe NATO do të mbeten në pozitat e spektatorit ndaj luftës në Ukrainë? Kjo është një pyetje e natyrshme që merr në konsideratë arsyet e ekzistencës së atij që quhet Perëndim dhe mënyrën sesi është postuluar parimi funksional i sigurisë kolektive. SHBA ka bërë të qartë se NATO do të ndërhyjë kur një vend anëtar i saj të cenohet, mirëpo ky qëndrim që synon të shmangë një konflikt botëror, injoron faktin se mjedisi i sigurisë infektohet strukturalisht nga konflikte të kësaj natyre si ky në Ukrainë. Për ish-këshilltarin e Sigurisë së Presidentit amerikan, Trump, H.

Informacione për nxjerrjen e Gardës Iraniane nga lista e organizatave terroriste në SHBA

Postuar në 20 Mars, 2022 01:12

Media në Lindjen e Mesme raportojnë për një mundësi të nxjerrjes së Gardës Islamike Revolucionare iraniane nga lista e organizatave terroriste. Informacionet nuk përcjellin ndonjë dokument apo qëndrim zyrtar por mbeten në interpretimin e zërave të pakonfirmuar. Një arsye kryesore për këtë lëvizje të mundshme është marrëveshja bërthamore e riaktivizuar me Iranin. Megjithatë diçka të vërtetë ka. Një e dhënë për këtë vjen nga Izraeli, ku kryeministri Naftali Benett dhe ministri i Jashtëm, Yair Lapid kanë deklaruar se:

Pages

Subscribe to RSS - Lajme