Turqia, Jo sanksioneve kundër Rusisë. Erdogan tallet: I thashë Macronit për gazin, më dha të drejtë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij nuk është në gjendje t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.
Në termat e sanksioneve ne po studiojmë disa udhëzime të OKB-së, por le të mos harrojmë se nuk mund të vëmë mënjanë marrëdhëniet tona me Rusinë. Ju e dini, e kam shpjeguar këtë kohë më parë, sepse sot, nëse sikur të konsiderojmë vetëm gazin natyror, rreth gjysma e gazit që ne përdorim, vjen nga Rusia. Nuk mund ta injorojmë këtë. Kur ia thashë këtë Macronit, edhe ai tha se kisha të drejtë. Ne duhet ta mbrojmë këtë ndjeshmëri; së pari nuk mund të lë popullin tim të ngrijë në dimër dhe së dyti, nuk mundem ta përmbys këtë industri
është shprehur Erdogan pas kthimit nga samiti i fundit i NATO-s. I cili ka kujtuar se drejton një vend prej 85 milionë banorësh, disa miliona më shumë se Franca.
Turqia është vendi më i madh ndër vendet e Perëndimit që ka refuzuar sanksionet, duke parë në këtë situatë padyshim një moment për të përfituar në kushtet kur edhe vetë ajo është në krizë financiare.
Comments
Turqia vend i Perendimit?!
Turqia vend i Perendimit?!
Add new comment