Bullgaria paralajmëron bojkotin e Gazprom. I hapet rruga projektit greko-bullgar
Fushata ushtarake në Ukrainë mund të sjellë një ndryshim thelbësor në politikën energjetike bullgare. Në fund të këtij viti skadon afati i marrëveshjes së furnizimit të vendit nga kompania ruse “Gazprom” dhe në kushtet e reja gjeopolitike zv.kryeministri Asen Vassilev ka përjashtuar negociata të reja me furnizuesin në fjalë.
Ka alternativa
i ka thënë ai Radios Kombëtare Bullgare.
Dhe alternativa është i ashtuquajturi Lidhësi Greko-Bullgar
Ministri bullgar i Energjisë, Alexander Nikolov ka shtuar se projekti mundëson shtimin e importit vjetor të gazit dhe i jep mundësinë Sofie stë krijojë një lidhje me terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropulos që bëhet operativ në vitin 2023.
Nga ana tjetër zv.kryeministri Vassilev e ka mbrojtur vendimin me faktin se politika e shkëputjes së varësisë nga Rusia për gazin, naftën dhe qymyrin, u adoptuar në Samitin e Versajës. Pra është politikë europiane e cila priret të heqë një pozicion shumë të favorshëm të Rusisë në këtë treg.
Add new comment