Lajme

Nëse fitoj, Franca largohet nga NATO

Postuar në 13 Prill, 2022 18:11

Kandidatja e të djathtës në zgjedhjet për president të Francës, Marie Le Pen ka deklaruar se nëse fiton do të tërheqë vendin nga NATO. Ajo ka shtuar se nuk ka ndërmend të largojë vendin nga BE-ja , por ta reformojë këtë të fundit.

Dua evolucionin e asaj strukture europiane

citohet ajo.  

Konflikti merr fund me një marrëveshje që do ta urrejnë të gjithë. Ushtria ruse, dështim poshtërues

Postuar në 12 Prill, 2022 13:53

Ish-kreu i komandanti i NATO-s në Europë, James Stavridis, ka folur për situatën e fundit në Ukrainë, duke nënvizuar edhe opsionin e një marrëveshjeje eventuale për fundin e konfliktit. Sipas tij, marrëveshja do të urrehet nga të gjithë, nga Putin, Zelenskiy dhe NATO për arsye të ndryshme. Ai ka sjellë për analogji rastin e Finlandës në vitin 1940, kur Bashkimi Sovjetik sulmoi ushtarakisht por u përball me një mbrojtje të jashtëzakonshme që i kushtoi shumë.

E tha Amerika...

Postuar në 11 Prill, 2022 22:12

Në një dalje sot në media analisti Mustafa Nano u shpreh pak a shumë se fakti që ShBA po shpall non grata njerëz të politikës duhet të mjaftojë si i tillë. Pra të mos rrëmohet për arsye sepse ShBA është superfuqia e botës dhe kaq mjafton. 
Z. Nano nuk është i vetëm në këtë qasje që në të vërtetë duket se i drejtohet amerikanëve sesa shqiptarëve për t’u (stër)thënë se "unë jam pro ShBA". 

SHBA do na ndihmonte duke na treguar se kush është i pakorruptuar

Postuar në 11 Prill, 2022 17:27

Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi janë shpallur non grata nga SHBA. Arsyeja dihet: Korrupsion. Bashkë me ta edhe Nikolla Gruevski dhe disa të të tjerë në Bosnjë, përherë me akuzën e korrupsionit dhe destabilizimit. Kështu fluturoi edhe Sali Berisha, edhe Tom Doshi edhe duarakullorja i Durrësit. Puna është se këtë të destabilizimit do pak fantazi ta kuptosh, pasi këta tanët i kanë thënë lepe-peqe Amerikës aq sa janë bërë të neveritshëm.  

Shërbimi sekret serb reagon zyrtarisht pas akuzave të Dick Marty

Postuar në 11 Prill, 2022 12:15

Shërbimi sekret serb ka shpërndarë një deklaratë zyrtare përmes së cilës hedh poshtë deklarimet keqdashëse siç i cilëson ato, se është duke planifikuar vrasjen e ish-raporterit të Këshillit të Europës, Dick Marty.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan humbet pushtetin pas mocionit të mosbesimit

Postuar në 10 Prill, 2022 11:50

Kryeministri i Pakistanit, Imran Kahn, është larguar nga detyra pas humbjes së një mocioni mosbesimi në Parlament.

Sipas kreut të Parlamentit, Sardar Ayaz Sadiq, 174 deputetë votuar pro mocionit duke çuar kështu në rrëzimin e qeverisë së Khan, i cili provoi të qëndronte në pushtet edhe me përpjekjen e kalimit në zgjedhje. Një kërkesë e cila u hodh poshtë nga Gjykata Supreme.

E çuditshme/Socialist që ka turp nga diçka

Postuar në 09 Prill, 2022 23:13

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e partisë, kryeministri i vendit Edi Rama, ndër të tjera tha:

Identifikohen gjurmë mikroplastike në gjakun e njeriut. Burim kryesor: Shishet

Postuar në 09 Prill, 2022 17:58

Mikroplastika arrin deri në gjakun e njeriut. Shqetësimi i ngritur prej kohësh, për depërtimin kapilar të mikroplastikës duket se vërtetohet tashmë, pas një studimi të universitetit “Vrije” të Amsterdamit që ka shqyrtuar gjakun e 22 vullnetarëve përmes një teknike të re. Në 77% të rasteve të marra në shqyrtim, u identifikuan gjurmë mikroplastike me një përqendrim prej 1.6 µg/ml.

Presidenti i ri mund të betohet edhe te noteri

Postuar në 09 Prill, 2022 00:47

Kryeministri hodhi një gurë në lumin e politikës për një president konsensual. Për konsultime e të tjera marifete të dala boje tashmë. Do merren me një figurë, pa emër, ose me disa emra, që e ngrenë dhe e ngrenë në qiell në nivelin e një profeti, por që në fakt është asgjë më shumë sesa thiatroja e radhës.

Sheshel njofton tërheqjen nga politika

Postuar në 08 Prill, 2022 16:56

Jam në gjendje vërtet të keqe tani. Në zgjedhjet e reja partia ndoshta do të drejtohet nga një president i ri. Nuk ndihem mirë dhe jam refuzuar dy herë nga populli serb në zgjedhje dhe e kuptova se ishte koha për t’u tërhequr

Pages

Subscribe to RSS - Lajme