Shërbimi sekret serb reagon zyrtarisht pas akuzave të Dick Marty
Shërbimi sekret serb ka shpërndarë një deklaratë zyrtare përmes së cilës hedh poshtë deklarimet keqdashëse siç i cilëson ato, se është duke planifikuar vrasjen e ish-raporterit të Këshillit të Europës, Dick Marty.
Në këto kohë të vështira, deklarime të tilla shkaktojnë në mënyrë të padrejtë një dëm të pallogaritshëm mbi Serbinë dhe reputacionin e BIA-s(shërbimi) dhe anëtarëve të saj që janë profesionistë të dedikuar që e kryejnë detyrën e tyre vetëm në përputhje me ligjin. Pavarësisht të gjitha presioneve dhe përpjekjeve për ta destabilizuar, BIA do të vazhdojë të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të Serbisë
thuhet në deklaratë.
Çështja në fjalë lidhet me disa kërcënime ndaj Marty, i cili u ngarkua dikur me hetime për krimet e UÇK-së dhe sipas tij kërcënimet vijnë nga disa qarqe të shërbimeve serbe që duan ta inskenojnë vrasjen si veprë të shqiptarëve. Që nga dhjetori 2020 ai jeton në Zvicër nën mbrojtje të lartë policore.
Add new comment