Mistifikimi i një dorëzimi të kaluar si dorëheqje
Lulzim Basha po merr dafinat e një akti qytetar, atë të dorëheqjes. Lulzim Basha mbajti përgjegjësi, shkruan Agron Gjekmarkaj. Që do marrë seriozisht vetëm për vlerën statistikore të lumit të qëndrimeve që po mbahen mbi këtë çështje. Sepse ndërkohë që dorëheqja është një normë që predikohet vazhdimisht, ajo në rastin e Bashës po mistifikohet si standard i jashtëzakonshëm.
Ajo amniston edhe gabimet e mëdha, fajet e pambarimta të këtij njeriu që ekziston politikisht pse dha dorëheqjen. Të cilën e dha nën presionin e një humbjeje elektorale, të një braktisjeje nga të vetët mes të cilëve edhe ky Gjekmarkaj, por edhe e një diskreditimi tërësor të logjikës politike të heshtjes dhe zvarritjes që zotëria përsosi në vite.
Lulzim Basha nuk ka dhënë dorëheqje. Ai e negocoi atë sepse ajo është dorëheqje nën mbikëqyrje. Lulzim Bashën e hoqi Sali Berisha me Ilir Metën. Kjo është e vërteta. Atë po e mbajnë në politikë si kartë eventuale disa ambasada të cilat duan thjesht të mos dështojnë në politikat e veta në Shqipëri.
Thirrjet për bashkim mandej janë më komiket. Çcfarë do bashkuar? Zoti Basha nuk përfaqëson asgjë, kjo u provua tashmë katërcipërisht. Çfarë ndan ai që të bashkojë? Ai kishte një vulë e një zyrë, por jo njerëz. Ai nuk pati asnjë politikë tej politikave personale apo të personalizuara. Kushdo mund të ankohet se nuk pati kohën apo shansin e mjaftueshëm të provonte veten, por jo Lulzim Basha. Kaq është e qartë.
Add new comment