Jep dorëheqjen këshilltari i Putinit, Anatoly Chubais
Media të ndryshme raportojnë se një ndër njerëzit e afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, i dërguari për Klimën, Anatoly Chubais, ka dhënë dorëheqjen. Mediat deklarojnë se dorëheqja e tij dhe largimi nga Rusia lidhen me kundërshtimin e luftës në Ukrainë, një veprim ky që shenjon aktin e parë nga një zyrtar kaq i lartë i Kremlinit.
Aktualisht këshilltari ndodhet në Turqi dhe nuk ka në plan rikthimin në vend. Chubais konsiderohet një figurë qendrore në vitet ’90 të shekullit të kaluar, një reformator pranë presidencës Jelcin.
Ai ka qenë një ndër lobuesit kryesorë në Rusi për politikën e gjelbër dhe ka një rol kryesor në procesin e dyshimtë të privatizimit. Ai është personi që thuhet se i dha punën e parë në Kremlin Putinit dhe është ndër të vetmit te erës Jelcin që ka mbijetuar pranë presidentit aktual.
Add new comment