Lajme
Raporti i OSBE-së: Deputetë shqiptarë të lidhur me mafian ruse
“Lapsi.al” vazhdon publikimin e dosjes kofidenciale të OSBE-së. Nga 31 deputetët biznesmenë të palarmentit shqiptar, të përmendur në këtë raport, mjaft prej tyre thuhet se e kanë ndërtuar pasurinë e tyre mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme apo aktivitete të krimit të organizuar. Raporti konfidencial i OSBE flet me emra konkretë për deputetë e politikanë të të gjitha niveleve dhe të gjitha partive politike që dyshohen për lidhje kriminale deri tek grupet mafioze në vend dhe jashtë tij.
"Mos më pyesni si bëra milionin e parë...”
Prezenca e OSBE-së ka përsëritur edhe njëherë se materiali i publikuar në media, ku flitet për lidhjet e politikanëve kryesorë, nuk përfaqëson medimin e saj dhe se marrëdhëniet me institucionet shqiptare janë shumë të mira.
Kur detajet flasin më shumë se shifrat
Ndërsa aksioni kundër informalitetit është në vazhdim e sipër, drejtoresha e Tatimeve Briselda Shehaj ka bërë të ditur shifrat e para që duken inkurajuese. Sipas Shehaj, në këto ditë të para të aksionit kundër informalitetit janë 1 440 subjekte të gjobitura mes të cilave 590 janë konfiskuar.
“Për shkaqe si mungesë kase, nuk lëshon faturë, mallra pa faturë, ndonjë punonjës i paregjistruar kemi deri më tani 1440 subjekte të gjobitura. Ndërsa nga ata të paregjistruar kemi 186, 590 gjithsej kanë pësuar konfiskim malli” deklaroi Shehaj.
Rriten shifrat, shqiptarët pas sirianëve në Gjermani, me numrin më të lartë të azilkërkuesve
Shqiptarët vazhdojnë të trokasin në dyert e Gjermanisë me qëllimin e vetëm të një vendi pune që nuk e sigurojnë dot në vendin e tyre. Autoritetet gjermane kanë publikuar shifrat e azilkërkuesve për muajin gusht. Sipas të dhënave, 8306 shqiptarë kanë kërkuar azil muajin e kaluar në Gjermani, duke shënuar një numër më të lartë në krahasim me muajin korrik. Në tabelat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane rezulton se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të renditen të dytët, pas atyre sirianë, edhe për muajin që lamë pas.
Kalifornia miraton ligj për të drejtën e vdekjes së asistuar për pacientët terminalë
Ligjvënsësit në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë miratuar së fundmi një ligj që legalizon vetëvrasjen e asistuar të të sëmurëve terminalë. Ligji u lejon të sëmurëve, të aftë mendërisht, për të cilët dy doktorë bien dakord zyrtarisht, se kanë vetëë 6 muaj jetë, të kërkojnë recetën për dhënien fund të jetës. Akti është kundërshtuar nga grupet fetare, përfaqësues katolikë sidomos, që mbajnë përherë qëndrime kundër ndërhyrjes njerëzore në ndërprerjen e procesit jetësor. Fjala e fundit i takon Guvernatorit Jerry Brown që mund ta aprovojë, ose të vërë veton.
Dy modele të ngjashme për aferat me energjinë
Paralelisht me dyshimet për përfshirjen në marrje rryshfeti të Ilir Metës nga një prej kompanive të ngarkuara për mbledhjen e borxheve CEZ, raportimet në media flasin për implikimin e politikanëve të qeverisë së kaluar në afera që kanë të bëjnë me ndikimin e tyre në KESH për të ulur çmimin e energjisë që Koprorata Elektroenergjetike do t’i shiste kompanisë çeke.
Me dy fytyra
Një vizitë pune në Landin e Bavarisë u përcoll me nota entuziaste nga zyra për shtyp e kryeministrit shqiptar, çka u përforcua edhe më shumë nga fotoja zyrtare mes dy kryeministrave dhe në veçanti nga qëndrimi entuziast i kreut të qeverisë shqiptare në krah të Horst Seehofer. Mjaft optimist për të ardhmen e Shqipërisë u shfaq kreu i Landit të Bavarisë, që zbuloi se vendin tonë e njihte përmes përshkrimeve të kryeministrit Edi Rama. “Ai e ka paraqitur Shqipërinë kaq bukur sa që unë jam vërtet shumë kureshtar dhe do ta vizitoj këtë vend”- ka theksuar guvernatori i Bavarisë.
“Mos deklarim dhe fshehje të pasurisë”, ILDKPKI kallëzon dhe Dritan Priftin
Task-forca e Prokurorisë së Tiranës, nis hetimet ndaj Dritan Priftit pas kallëzimit të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. “ABC News” thotë se burimet pranë organit të akuzës, thanë për televizionin se Dritan Prifti është kallëzuar nga ILDKPKI-ja, me dyshimin se ka fshehur duke mos deklaruar disa apartamente dhe transfertat e parave në lidhje me shit-blerjen e aksioneve të ndryshme nga kompania e basteve apo edhe një kompani tjetër nafte.
I gjenden 1.5 milionë euro të pajustifikuara. Me çfarë është marrë Arben Ndoka?
Pak ditë më parë rrëfeu në një letër të hapur historinë e jetës së tij, në përpjekje për të sqaruar opinionin publik se nuk është kriminel, por viktimë e luftës politike. Arben Ndoka pranoi se ishte dënuar për prostitucion në Itali, duke e quajtur një aksident të jetës së tij. “Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille.
Në shtator do ndodhin "të gjitha". Llalla paralajmëron arrestime të zyrtarëve të lartë
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, paralajmëroi arrestime të zyrtarëve të lartë në muajin shtator. Gjatë një takimi qe mbajti me Njësinë Antikorrupsion kreu i prokurorisë konfirmoi atë çka kishte thënë pak kohë më parë se do të përmbyllte hetimet dhe do të çonte në gjykatë zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion apo dhe të përfshirë në aktivitete kriminale. Gjatë takimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Llalla prezantoi prokurorët e rinj të njësisë antikorrupsion.