Lajme
Vilson Ahmeti hedh poshtë akuzën se është ai "ish-kryeministri" i aferës CEZ-DIA
Dje gazeta "Dita" identifikoi Vilson Ahmetin si "ish-kryeministri" që përmendet në çështjen CEZ-DIA. Madje për këtë publikoi dokumente nga dosja e arbitrazhit. Sot Ahmeti ka reaguar duke hedhur poshtë gjithçka. "Dita" shkruan edhe për faktin se Petrit Ahmeti, drejtor i ERE-s, është vëllai i ish-kryeministrit, që në reagimin e vet, thotë se kët shkrime kurdisen pë interesa të caktuara. "I bëj me dije mbarë opinionit se të dy shoqëritë e përfolura në këtë çështje, janë shoqëri private dhe si të tilla nuk kanë nevojë për një negociator apo ‘marifetxhi’ për të lidhur kontratë mes tyre.
Rusia nis ndërtimin e instalimeve ushtarake në Siri
Kremlini nuk ka qëndruar vetëm te fjalët, por ka nisur të veprojë në Siri. Prej disa ditësh në media qarkullojnë informacione për lëvizje ushtarake të Rusisë në Siri, por asgjë nuk është konfirmuar. Sot, “Reuters”, citon dy zyrtarë amerikanë, që në kushte anonimati, ka deklaruar se dislokimi i mjeteve dhe trupave ruse në Siri, është fakt. Bëhet fjalë për dy anije që shërbejnë për zbarkimin e tankeve, disa avionë si dhe disa trupa. “Qëllimi i lëvizjeve ushtarake të Rusisë në Siri, mbetet i panjohur”, thanë dy zyrtarët në fjalë.
Pro marrëveshjes me Iranin - protestuesja i ndëpret fjalën ish-zv.presidentit Cheney(video)
Cheney është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes dhe i ka bërë thirrje Kongresit të mos e miratojë atë. Një protestuese e Code Pink, i ndërpret fjalën, por Cheney e kalon momentin me shumë qetësi.
Një gjeneral brigade si militant partie, Komisioni i Sigurisë kërkon procedim disiplinor
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i ka kërkuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nisjen e procedurave disiplinore për këshilltarin e Presidentit, Piro Ahmetaj. Ky i fundit, që është edhe Gjeneral Brigade, në një ushtri që thjesht është peshë në bordero, ka bërë disa deklarata, që sikur të mos kishin emrin sipër, mund të merreshin me siguri si grafite militantësh. Po përcjellim letrën e Brahos:
"Në lojë është Europa, jo Greqia. Europa, peng i çarjes franko-gjermane”
Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, vijon me përpjekjen për të sqaruar opinionin mbi atë që ndodhi me Greqinë. Përmes një opinioni të publikuar në “New York Times” më 8 shtator, Varoufakis, del me një tezë ideologjike, të cilën e sheh si shkak të krizës së madhe europiane. Krizë e cila konstituohet nga përplasja e madhe franko-gjermane, mbi atë që duhet të jetë Europa.
Një kronikë e disa zhvillimeve politike të sotme: akuza, por edhe “shashka” për zgjedhje të parakohshme
Ka disa zhvillime politike të ditës së sotme që paralajmërojnë lëvizje dhe tension. Kështu ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është takuar me disa ambasadorë të BE-së në Tiranë, që ka zgjatur rreth 90 minuta. Takimi u zhvillua në mjediset zyrtare të Delegacionit të BE-së dhe sipas asaj që tha Tahiri, aty është diskutuar për “luftën ndaj narkotizmit, trafiqeve. Diskutuam për Byronë Kombëtare të hetimit..etj.".
Fotolajm/Në protestë për rrogat
Gazetarët e A1Report kanë dalë në protestë për shkak të mospagesës. Fotot i sjell Lapsi.al. Nuk është rasti i parë. Ironia nuk mungon: Unioni i gazetarëve nuk ka një reagim, që jo se vlen ndonjë gjë, por ka si postim të fundit një shkrim me titull: Na duhet gazetaria konstruktive
Mesazh Rusisë, Juncker: “Kufijtë e BE-së janë të paprekshëm”
Rusia perceptohet kryesisht si kërcënim për Europën. Situata në Ukrainë vijon të mbajë në tension raportet BE-Rusi, teksa sot Presidentimi Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian në Strasburg, ka bërë të qartë se “kufijtë e BE-së janë të paprekshëm”. “Siguria dhe kufijtë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë të paprekshme dhe dua që Moska ta kuptojë qartë. Shtetet Baltike duhet ta dijnë se solidariteti nuk është një fjalë boshe. Ne jemi aty sot dhe do të jemi aty kur të jetë e nevojshme”, shtoi ai.
Të pranohen apo jo refugjatët? Kisha thotë “po”, por nuk mungojnë edhe paralajmërimet për largim të besimtarëve
Çfarë duhet të bëjë Europa me imigrantët e shumtë që po dynden në portat e saj? Përgjigja po vihet në raport me identitetin kristian të Europës, që sadoqë kundërshtohet, shfaqet në raste krizash. Mirëpo mesazhi i Papa Françesco se Kisha duhet të hapë dyert për refugjatët, po vë në lëvizje diçka. Në një bisedë me Deutsche Welle, kryetari i Konferencës së Ipeshkve Gjermanë, Kardinal Reinhard Marx, e rikonfirmon këtë, madje e sheh si kristiane ndihmën që duhet dhënë.
"Shekulli”: “Drejtësia të nisë me Sali Berishën. Ose vota do ndëshkojë bukëshkalët”
Ambicia e Partisë Demokratike për të përfshirë njëfarësoj Ilir Metën në procesin e dekriminalizimit të parlamentit dhe të politikës, rrezikon të neutralizojë vetë procesin. Në mos është lojë e qëllimshme pikërisht për të mbajtur këtë gjendje që shohim tani. Kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën e Ilir Metës në politikë dhe përfshirjen e tij në afera korruptive, për të cilat tashmë ka një perceptim se janë të gjithë të vërteta, por për faktin se autorët e këtij skenari nuk hedhin dot një hap pa u rrëzuar vetë.