Lajme
Zbulim i madh në Afrikën e Jugut – Homo Naledi(video+foto)
Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në Dinaledi, disa dhjetëra kilometra nga kryeqyteti i Afrikës së Jugut, Johanesburg. Me mijëra kocka skeletesh kanë nxjerrë në dritë një lloj të ri hominidi, që që mund të rishkruajë historinë e Njeriut, Homo Sapiensit. “Ka ende me mijëra copa mbetjesh në shpellë. Ajo që zbuluam na tregon diçka të jashtëzakonshme. Speciet të cilat u përkasin këto skelete, kanë një miks karakteristikash unike.
Në rënie edhe investimet, por edhe pagesat për ndihmën sociale
Ekonomia është thelbi i krizës që përjetojmë. Të dhënat konkrete e bëjnë të qartë këtë. Përveç të ardhurave që rezultuan me rënie, edhe investimet nuk paraqiten mirë. “Në fund të periudhës 8 mujore shpenzimet buxhetore rezultuan 1.3 % më të ulta se, e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 9.6 % më të ulta se, plani fillestar i buxhetit për 8 mujorin. Shpenzimet kapitale në fund të gushtit ishin 22 për qind më të ulta se, plani fillestar i periudhës dhe vetëm 2.6 % më shumë se fakti i vitit që shkoi.
Nën akuzë Kryeministri dhe qeverisja, por protesta do të jetë për Ilir Metën dhe Sajmir Tahirin!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur sot një fjalë në Grupin Parlamentar. Me tone thuajse solemne, Basha u është drejtuar deputetëve me përgjegjësinë e dikujt që pritet të hidhet në një aksion vendimtar, duke zbardhur edhe ofertën e PD-së. “Votimi i projektligjit të dekriminalizimit, dorëheqjet dhe hetimi i Metës dhe Tahirit, plani ekonomik i shpëtimit janë sot oferta e Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga qarku i skandaleve dhe zbutjen e krizës ekonomike. Dëshirojmë zgjidhje institucionale.
70 vjet OKB
Organizata e Kombeve të Bashkuara mbush këtë vit 70 vjet nga krijimi. Ideja për të i atribuohet ish-presidentit amerikan, Franklin Rossevelt, i cili që gjatë Luftës së Dytë Botërore, nisi negociimin me aleatët për një organizatë që do të pasonte Lidhjen e Kombeve. OKB u krijua në tetor 1945 me seli në New York. Një arritje politike për njerëzimin, ndonëse sot shumë kritikë e shohin rolin e saj si periferik dhe pa ndikim.
Të ardhurat, M. e Financave pranon: Parashikim i gabuar. Taksa progresive nxiti deklarim fiktiv pagash minimale
Ministra e Financave ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, një relacion që sqaron zyrtarisht se përse kanë rënë të ardhurat. Dokumenti është më i zgjeruar se përmbajtja e deklaratave publike, që vënë si arsye të parë, tregues pozitivë si rritja e prodhimit të brendshëm. Kjo bazuar në faktin se 65.8% e të ardhurave e përbëjnë doganat dhe tatimet. Por realiteti është më ndryshe. Në relacionin e publikuar nga “Monitor” thuhet se një arsye është parashikimi i gabuar. “Parashikimi tejet optimist i të ardhurave.
Hoffman: Nuk ka azil për shqiptarët, vetëm për sirianët, shtetas që u rrezikohet jeta në vendet e tyre
Në një intervistë të gjatë “Top Show”, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman ka përsëritur edhe njëherë, faktin e ditur prej kohësh, se të gjitha kërkesat për azil të paraqitura në Gjermani nga shtetasit shqiptarë do të refuzohen. Hoffman tha se “shqiptarët aplikojnë për azil duke nisur nga arsyeje ekonomike”, gjë që sipas tij, “është gabim”. Sipas ambasadorit gjerman, “azil përfitojnë vetëm shtetasit të cilëve iu rrezikohet jeta në vendet e tyre të origjinës, duke marrë si shembull Sirinë”.
Gati plani për “shkrirjen” e Durrësit me Tiranën, pagëzohet me emrin Durana
Një plan që projekton zhvillimin e integruar të Rajonit të Tiranë-Durrës është bërë gati nga Ministria e Rregullimit të Territorit. Plani Durana, që është një bashkim i emrave të Tiranës dhe Durrësit synon projekte të përbashkëta të zhvillimit në fushat e planifikimit të territorit, të infrastrukturës së transportit, ujit , energjisë dhe projekte të tjera në menaxhimin e mbetjeve, të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimit ekonomik. Sipas “Monitor”, plani tani është në fazën e konsultimit dhe në themel të tij ka krijimin e një sistemi për të përbashkët logjistik.
Vëzhgim/ Çerdhja 32, një godinë që po shkatërrohet çdo ditë (foto)
Kjo ndërtesë e shkatërruar ndodhet në një zonë të rëndësishme të Tiranës, që është pjesë e njësisë 5 apo siç njihet ndryshe Tirana e Re. Për shumë vite ka shërbyer si çerdhe për fëmijet e zonës. Godina ndodhet në rrugën “Jusuf Vrioni” që lidhet me rrugën “Sulejman Delvina”, apo që njihet për shumëkënd me emrin e vjetër “Muhamet Gjollesha”. Akoma më shkurt prapa Hotel “Diplomatit”. Të paktën prej 15 vitesh kjo ndërtesë është lënë në mëshirë të fatit duke u degraduar pak nga pak. Për njëfarë kohe aty kanë banuar të pastrehët, që natyrisht kishin hyrë me dhunë në një institucion shtetëror.
Në horizont, skenari i mocionit ndaj kryeministrit
Partia Demokratike ngjan se e ka vendosur kursin e vet në kontekstin e debatit të madh politik që ka shpërthyer së fundmi. Ajo do ta parqendrojë goditjen ndaj aleatit të PS-së në qeveri, Ilir Metës. Në një shkrim të botuar në gazetën zyrtare “Rilindja Demokratike” insinuohet se kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, janë aktualisht të përfshirë në një gjendje të një shantazhi reciprok. Duke referuar një version, sipas së cilit avokati i qeverisë në Arbitrazh, thotë se “Rama i di transfertat e Metës”, gazeta nënvizon se Kastriot Ismailaj është lidhje vetëm e Ilir Metës.
Lirohet Dorjan Duçka, zv.ministri i Energjisë, propozim i LSI-së
Qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të sotme lirimin nga detyra të Dorjan Duçkës, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë. Në vendim thuhet se propozimin për lirimin e tij e ka bërë kryeministri, ndërkohë që nuk është propozuar ndonjë emër zëvendësues. Duçka është pjesë e forumeve drejtuese të LSI-së.