Hoffman: Nuk ka azil për shqiptarët, vetëm për sirianët, shtetas që u rrezikohet jeta në vendet e tyre

Postuar në 10 Shtator, 2015 10:20

Në një intervistë të gjatë “Top Show”, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman ka përsëritur edhe njëherë, faktin e ditur prej kohësh, se të gjitha kërkesat për azil të paraqitura në Gjermani nga shtetasit shqiptarë do të refuzohen. Hoffman tha se “shqiptarët aplikojnë për azil duke nisur nga arsyeje ekonomike”, gjë që sipas tij, “është gabim”. Sipas ambasadorit gjerman, “azil përfitojnë vetëm shtetasit të cilëve iu rrezikohet jeta në vendet e tyre të origjinës, duke marrë si shembull Sirinë”. I pyetur nga moderatori në lidhje me mundësinë e punësimit të shtetasve shqiptarë në Gjermani, Hoffman ka deklaruar se “ka një tjetër procedurë që duhet të ndjekin të gjithë të interesuarit për një gjë të tillë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.