Rriten shifrat, shqiptarët pas sirianëve në Gjermani, me numrin më të lartë të azilkërkuesve
Shqiptarët vazhdojnë të trokasin në dyert e Gjermanisë me qëllimin e vetëm të një vendi pune që nuk e sigurojnë dot në vendin e tyre. Autoritetet gjermane kanë publikuar shifrat e azilkërkuesve për muajin gusht. Sipas të dhënave, 8306 shqiptarë kanë kërkuar azil muajin e kaluar në Gjermani, duke shënuar një numër më të lartë në krahasim me muajin korrik. Në tabelat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane rezulton se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të renditen të dytët, pas atyre sirianë, edhe për muajin që lamë pas. Në muajin gusht, 8 306 shqiptare kanë kërkuar azil, ndërkohë që korriku numëronte 7633. Gjermania ka bërë të qartë se do të ofrojë azil vetëm për qytetarët e vendeve që janë në luftë, duke shuar shpresat për shqiptarët, pasi vendi ynë është përfshirë në listën e vendeve që konsiderohen të sigurta.
Add new comment