Lajme
Drejtoria e Tatimeve: Roli i konçesionarit, monitorues. TVSH do të mblidhet nga ne
Zv. Drejtori i Tatimeve, Xhavit Curri ka hedhur poshtë raportimet e mediave dhe disa qëndrime se koncesionari për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar i jep të drejta koncesionarit që aktualisht i takojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Curri thotë se njësoj si tani, marrëdhëniet me subjektet, administrimi dhe menaxhimi i detyrimeve të tyre, do të bëhet nga DPT. Koncesionari vetëm ndihmon me një platformë teknologjike që i ndihmon DPT-së në përmbushjen e objektivave të saj.
Nuk lejohet karikatura. Kemi të drejtë vetëm që atë ta përjetojmë çdo ditë
Sot mediat u përmbytën nga debati për 21 janarin, ku siç dihej protagonistët e asaj dite kanë bërë ritualin që u takon. Drejtësia është fjalë e huaj sidomos për një ngjarje të tillë në Shqipëri, ku palët kanë përgjegjësi reciproke dhe nuk mund të fshehin synimet e vërteta pas të vrarëve që ishin thjesht dhe vetëm protagonistë të spektaklit tragjik. Një lajm, tjetër, i cili edhe pse mund të përfaqësojë vetëm autorët, meriton vëmendje.
Zgjidhet “kriza” e hetimit të konçesioneve në shëndetësi. Caktohet prokurori i dosjes
Prokuroria ka caktuar më në fund prokurorin për hetimin e konçesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë. Ai do të jetë Endri Bimi. “Me urdhër të drejtuesit të prokurorisë së kryeqytetit, mësohet se dosja i ka kaluar për vazhdim të hetimeve prokurorit Bimi. Ky i fundit, sipas burimet të akuzës, i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar dosjet e plota për 3 koncesionet e këtij dikasteri. Ky veprim hetimor, i prokurorisë vjen vetëm pasi kanë kaluar mbi 1 muaj që nga momenti kur zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla njoftoi për nisjen e hetimeve për këto tre koncesione.
21 janari, Paloka zbulon se ka përgjegjës të njohur për plumbat
Sot në Parlamet është debatuar mbi 21 janarin, përgjegjësitë dhe shkaktarët. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka deklaruar se janë dy persona që janë përgjegjës “për urdhrin për plumbat”, të cilët sipas tij janë shmangur nga prokuroria. “Do dalë se kush e dha urdhrin për plumbat. Janë dy të tjerë që e dini shumë mirë që nuk ia nxori as Ina Rama nga e morën plumbin. Unë s’kam pranuar të flas për këtë dhe sot në fillim të seancën thashë se drejtësia do të flasë. Ka shumë gjëra të tjera që ju i dini zotëri dhe po është e vërtetë, amanetin tha Balla.
Thirrje Albin Kurtit të ndjekë shembullin e Rugovës
Parlamenti Europian ka dhënë një mbështetje të fortë për marrëveshjen e parë kontraktuale të Bashkimit Europian me Kosovën. Të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg, eurodeputetët kanë votuar me 468 pro, 102 kundër dhe 81 abstenim marrëveshjen e stabilizm-asocimit të Bashkimit Europian me Kosovën. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek ka deklaruar se shumica e gjerë në favor të kësaj marrëveshjeje shpreh një sinjal të fortë në mbështetje të qytetarëve të Kosovës, të ekonomisë së vendit dhe të zhvillimit të Kosovës si shtet europian.
Rama: Nuk e kam tradhëtuar 21 Janarin
Kryeministri Rama ka pritur familjarët e viktimave të 21 janarit të vitit 2011 në një ceremoni përkujtimore në 5-vjetorin e humbjes së jetës para Kryeministrisë gjatë demonstratës së opozitës dhe qytetarëve. Ai ka deklaruar se një ditë drejtësia për katër jetët e humbura do të vijë dhe se nuk e ka tradhëtuar këtë datë.
Hetimet britanike, helmimi i Litvinienkos me miratimin e Putin
Vrasja e ish-agjentit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006, ishte e miratuar nga presidenti Vladimir Putin. BBC. shkruan se ky është një nga përfundimet e hetimeve nga autoritetet britanike.Litvinenko vdiq në moshën 43 vjeçare në Londër në vitin 2006, pak ditë pasi u helmua me polonium radioaktiv-210, të cilin ai besohet ta ketë pirë në një filxhan çaji.
Ideja e një konfederate të së djathtës?
Partia Demokratike deklaroi dje përmes kryetarit të vet Lulzim Basha, se po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Si dhe kur do të zhvillohen këto zgjedhje mbetet ende pa datë, por sot “shqiptarja.com” shkruan edhe për një lloj bashkimi të partive të djathta, nën një konfederatë siç e quan këtë kreu i PR-së, Fatmir Mediu. “Propozimi erdhi disa ditë më parë nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndërsa dakordësim me të kanë shprehur edhe dy parti politike të tjera, PLL dhe LZHK, të cilat i përkasin të djathtës tradicionale.
Andrea Stefani publikon SMS-në e Arvizut: “Vërtet beson se opozita nuk ka përgjegjësi për 21 Janarin”
Ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu nuk e ka fshehur që ka patur një komunikim personal me gazetarët gjatë qëndrimit të tij në Tiranë. Në 5 vjetorin e ngjarjeve të 21 Janarit, Andrea Stefani zbulon një mesazh nga komunikimi i tij me ish-ambasadorin Arvizu, i cili ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin dhe përgjegjësinë e ish-opozitës në protestën e dhunshme ku mbetën të vrarë 4 persona.
Zbulohet një planet tjetër në sistemin tonë Diellor?
Shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar një planet të ri në sistemin tonë diellor me përmasën e Neptunit. 10 herë më i madh nga Toka dhe me një atmosferë të rrallë prej hidrogjeni dhe heliumi.Mendohet se planeti gjendet shumë larg Diellit, në një orbitim të plotë 15 mijë vjet çka i jep tjetër pamje sistemit tonë diellor.