Thirrje Albin Kurtit të ndjekë shembullin e Rugovës

Postuar në 21 Janar, 2016 13:59

Parlamenti Europian ka dhënë një mbështetje të fortë për marrëveshjen e parë kontraktuale të Bashkimit Europian me Kosovën. Të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg, eurodeputetët kanë votuar me 468 pro, 102 kundër dhe 81 abstenim marrëveshjen e stabilizm-asocimit të Bashkimit Europian me Kosovën. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek ka deklaruar se shumica e gjerë në favor të kësaj marrëveshjeje shpreh një sinjal të fortë në mbështetje të qytetarëve të Kosovës, të ekonomisë së vendit dhe të zhvillimit të Kosovës si shtet europian.

Lunaçek ka hapur dhe mbyllur debatin për Kosovën duke nderuar figurën e Ibraim Rugovës, të cilin vetë Parlamenti Europian e ka nderuar me çmimin Sakharov dhe i ka bërë thirrje partive të opozitës që të ndjekin shembullin e Rugovës për beteja të paqshme në politikë.

Marrëveshja do të ofrojë një kornizë institucionale për të ndërtuar paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe proçesin e reformave nê vend. “Më lejoni që të rinovoj thirrjen time për qeverinë dhe opozitën për të diskutuar ndasitê e tyre rreth tryezës së bisedimeve. Kriza politike në Kosovë ka marrë shumë më tepër kohë sesa Kosova mund t’ia lejojë vetes. Politikanët e Kosovës u detyrohen qytetarëve të saj një zgjidhje urgjente”-deklaroi komisioneri Hannes Hahn pas votimit.

Lunaçek ka theksuar se janë më shumë se gjysma e e vendeve të organizatws së Kombeve tê Bashkuara që kanë njohur Kosovën dhe se është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.