MSA

MSA dhe afera e Portit/BE anullon 28 milionë euro për Durrësin

Postuar në 23 Nëntor, 2022 16:04

Projekti i nxitur nga kompani offshore dhe i mbështetur nga qeveria shqiptare  për ndërtimin e marinës së jahteve dhe një blloku apartamentesh e hotelesh në vendin ku aktualisht ushtron aktivitetin porti më i madh tregtar i vendit e  ka çuar Bashkimin Europian drejt një vendimi ekstrem në lidhje me financimet e tij në Shqipëri, duke nisur nga porti tregtar. Kështu, BE ka anuluar një grant prej 28 milionë euro që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit.

Thirrje Albin Kurtit të ndjekë shembullin e Rugovës

Postuar në 21 Janar, 2016 13:59

Parlamenti Europian ka dhënë një mbështetje të fortë për marrëveshjen e parë kontraktuale të Bashkimit Europian me Kosovën. Të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg, eurodeputetët kanë votuar me 468 pro, 102 kundër dhe 81 abstenim marrëveshjen e stabilizm-asocimit të Bashkimit Europian me Kosovën. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek ka deklaruar se shumica e gjerë në favor të kësaj marrëveshjeje shpreh një sinjal të fortë në mbështetje të qytetarëve të Kosovës, të ekonomisë së vendit dhe të zhvillimit të Kosovës si shtet europian.

Subscribe to RSS - MSA