Hetimet britanike, helmimi i Litvinienkos me miratimin e Putin
Vrasja e ish-agjentit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006, ishte e miratuar nga presidenti Vladimir Putin. BBC. shkruan se ky është një nga përfundimet e hetimeve nga autoritetet britanike.Litvinenko vdiq në moshën 43 vjeçare në Londër në vitin 2006, pak ditë pasi u helmua me polonium radioaktiv-210, të cilin ai besohet ta ketë pirë në një filxhan çaji.
Litvinenko besohet se ishte një 'agjent i trefishtë' dhe në momentin e vdekjes së tij punonte edhe për shërbimet britanike (MI6) e për ato spanjolle. Sipas Sky Neës Litvinenko ishte rekrutuar nga MI6 prej disa vitesh, ndërsa pak para vdekjes së tij kishte filluar të bashkëpunonte për Spanjën lidhur me disa hetime për mafien ruse, sipas një seance paraprake hetimore.
Në vitin 2010 prokurorët rusë filluan një proces penal lidhur me vdekjen nga helmimi të ish-agjentit të KGB-së, Aleksander Litvinenko dhe i zgjeruan hetimet, duke përfshirë në to edhe atentatin e dështuar ndaj ndihmësit të zotit Litvinenko, Dimitri Kovtun. Ndërsa policia britanike e ka trajtuar helmimin e Litvinenkos në Londër si vrasje të qëllimshme. Kotvun është një biznesmen, i cili ishte takuar në Londër me Litvinenkon.
Add new comment