Zgjidhet “kriza” e hetimit të konçesioneve në shëndetësi. Caktohet prokurori i dosjes
Prokuroria ka caktuar më në fund prokurorin për hetimin e konçesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë. Ai do të jetë Endri Bimi. “Me urdhër të drejtuesit të prokurorisë së kryeqytetit, mësohet se dosja i ka kaluar për vazhdim të hetimeve prokurorit Bimi. Ky i fundit, sipas burimet të akuzës, i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar dosjet e plota për 3 koncesionet e këtij dikasteri. Ky veprim hetimor, i prokurorisë vjen vetëm pasi kanë kaluar mbi 1 muaj që nga momenti kur zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla njoftoi për nisjen e hetimeve për këto tre koncesione. Burimet thonë se regjistrimi i procedimit penal është bërë për dy vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”, por pa emra personash. Duke shmangur kështu edhe hetimin për akuzën e “korrupsionit” të dyshuar ndaj kreut të ministrisë së Shëndetësisë Ilir Beqja, emri i të cilit është përfolur në media. Burimet zyrtare thonë se fillimisht hetimi ka nisur për këto dy vepra penale, por nësë provohet apo konstatohet ndonjë element i veprës penale të “korrupsionit” gjatë hetimit të çështjes, atëherë mund të ngrihet akuzë konkrete”, raporton “ABCNEWS”. Në këtë kuadër është kërkuar sekuestrimi i të gjitha dosjeve të tenderave. Ilir Beqja ka qenë ministri më i akuzuar në media për konçsionet e dhëna në sektorin e Shëndetësisë.
Add new comment