Andrea Stefani publikon SMS-në e Arvizut: “Vërtet beson se opozita nuk ka përgjegjësi për 21 Janarin”
Ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu nuk e ka fshehur që ka patur një komunikim personal me gazetarët gjatë qëndrimit të tij në Tiranë. Në 5 vjetorin e ngjarjeve të 21 Janarit, Andrea Stefani zbulon një mesazh nga komunikimi i tij me ish-ambasadorin Arvizu, i cili ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin dhe përgjegjësinë e ish-opozitës në protestën e dhunshme ku mbetën të vrarë 4 persona.
“Unë publikisht kam thënë se qeveria, për shkak se është në pushtet, mban përgjegjësinë kryesore dhe duhet të japë shembullin për këtë. Po vërtet beson se PS nuk ka fare përgjegjësi për atë që ndodhi në 21 janar? Qe një konfrontim dhe kishte dy palë. Mendoj që Ben Blushi mori një pozicion më të përgjegjshëm të cilin unë do të doja ta vlerësoja. Në çdo rast, mesazhi themelor që doja të përçoja është se mbetet e papranueshme për krahët politikë të kërcënojnë ose të pengojnë në çdo mënyrë punën e kryeprokurorit dhe të vepruarit kështu, do të ketë pasoja në termat e marrëdhënieve me SHBA! Shpresoj kjo ndihmon”-thotë në mesazhin drejtuar Stefanit ambasadori amerikan.
Add new comment