Lajme
Norvegjia dëbon në Rusi 60 emigrantë sirianë
Autoritetet norvegjeze dëbuan në Rusi, 60 emigrantët e parë sirianë, të cilët kishin mbërritur në Norvegji, vjeshtën e vitit të kaluar. Sipas vendimit të qeverisë së Oslos, që u mor nëntorin e vitit të kaluar, janë 5500 azilkërkues që do të kthehen mbrapsht në Rusi.Vendimi u kritikua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sepse bie ndesh me Konventat për Refugjatët.
Prokuroria kërkon dosjet e tri konçesioneve të Beqajt
Njësia Task-Forcë e Prokurorisë kërkoi dje zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë dosjet e tri koncesioneve të dhëna nga ky institucion, me vlerë të përgjithshme 306 milionë dollarë.Objekt i hetimi janë koncesioni I Check up-it falas me vlerë rreth 120 milionë euro, sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale në spitalet e vendit, me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i shërbimit të hemodializës, me vlerë 86 milionë dollarë.
Prototipi i udhëtimit me hiperloop, testohet këtë vit në Las Vegas
Fjala është për një tunel hekurudhë ku mjeti lëviz me shpejtësi rreth 1000 km/orë dhe me konsum energjetik minimal.
40% e shkollave të Tiranës nuk kanë ngrohje
Përveç rikonstruksionit të disa shkollave nga Bashkia e Tiranës në fillim të vitit shkollor, që solli probleme me procesin mësimor, ngrohja po shfaqet si problem tjetër jo i vogël. “Top-Channel” raporton se nga një vëzhgim i kryer rezulton se 40% e shkollave të Tiranës nuk kanë ngrohje, çka ka sjellë reduktim të orëve të mësimit. “Më shumë se 40% e shkollave publike në kryeqytet nuk kanë sistem ngrohjeje, duke bërë që procesi mësimor të zhvillohet në kushte të vështira. Në vitin 2013, për kthimin e kaldajave nga djegie me naftë në kaldaja me pellet, do të punonte Drejtoria Nr.
Në tetë vjet u asgjësuan 20% e pyjeve
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se në tetë vite janë zhdukur 20% e pyjeve të Shqipërisë. “Vetëm në 8 vjet janë dhënë 2600 e ca leje shfrytëzimi pyjesh. Të kuptohemi, në 120 ditë pune që ka një administratë shtetërore i binte mesatarja çdo ditë të jepeshin 3 leje për shfrytëzim pyjesh. Në dy vjet janë dhënë 24 lejeshfrytëzimi, nga të cilat 9 janë në pyje private. Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë asnjë leje në rrethin e Kolonjës. Janë dhënë ankande për 2014-2015, nuk është bërë asnjë.
Ju flet Shkëlqim Cani: “Që tani janë 3 miliardë minus për buxhetin 2016. Shkak, rënia e çmimit të naftës”
Tahiri: S’kemi lidhje me ISIS, panik i përhapur nga gazetarë anonimë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i konsideron të pavërteta lajmet e disa mediave te huaja se kultivimi i kanabisit apo trafiku i armeve jane te lidhura me me terrorizmin dhe Shtetin Islamik, duke e lidhur raportimin e gazetarëve të huaj me referencat e gabuara që u jepen sipas tij nga burime brenda vendit.
Europa në presionin e kufijve të hapur
Qendrat e pritjes së refugjatëve më Greqi dhe Itali do të funksionojnë së shpejti, ka deklaruar komisioneri europian për emigracionin, Dimitris Avramopulos. Në të njëjtën kohë, Brukseli ka theksuar se përballimi i flukseve të refugjatëve kërkon lëvizje të shpejta në nivel europian.
Kompanitë publike në borxhe sa 19% e PBB-së
Qeveria ka hyrë garant për borxhet që kanë marrë ndërmarrjet në pronësi të saj të tilla ( KESH, OSHEE, ujësjellës etj), por nuk ka asnjë raport mbi financat e korporatave publike, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të fundit për Transparencën Fiskale.
Bilancet dhe pasqyrat financiare të korporatave të veçanta publike, si edhe të kompanive të tjera aksionare, janë botuar përgjithësisht tek Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
Mejdani: PS e sotme nuk dihet çfarë është, mbështetet te “Blloku” dhe e ironizon atë
Rexhep Mejdani është një nga të emëruarit në Këshillin e të Urtëve të Partisë Socialiste, strukturë që mesa duket se u ngrit vetëm për të mënjanuar disa figura nga vendimarrja politike, pasi që prej themelimit është një strukturë inaktive. Në një intervistë për “Koha Jonë” ai flet për një Parti Socialiste të shpërfytyruar dhe pajtohet me shqetësimet e deputetit Blushi.