Ju flet Shkëlqim Cani: “Që tani janë 3 miliardë minus për buxhetin 2016. Shkak, rënia e çmimit të naftës”
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, do të mbahet mend si titullari që njofton periodikisht dështimin e vet si një gjë normale për Shqipërinë. Pas sagës së rishikimeve buxhetore të vitit 2015, Cani ka pranuar sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, se edhe buxhetimi vitit 2016 ka probleme dhe se që tani janë 3 miliardë lekë minus në të ardhura. “Që tani ka goditje me buxhetin 2016 por në atë kohë nuk gjetëm asnjë parashikim ndërkombëtar me emër në botë, bindës që çmimet e naftës e të gazit do të bien në këto nivele që kanë rënë dhe që mendohet se do të qëndrojnë deri në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Në teori janë 3 miliardë minus që tani të ardhura, sepse nuk e dimë si do të shkojë viti,po me këto çmime nafte që po vërtetohen – 2.9 është rezultantja tani direkt”, tha ai.
Ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli bëri thirrje që të rritet aftësia parashikuese, e cila në vitin 2015 arriti në zero. Më poshtë pjesë bga debati në Komision:
"Sherefedin Shehu: A ndjeni ndonjë farë përgjegjësie për shkatërrimin që po i bëni kredibilitetit të buxhetit dhe të vetëqeverisjes?
Kur sollët buxhetin vjetor deklaruar mosrealizim të 10. 7 miliardë lekë të të ardhurave, kjo gropë besoj është thelluar doja të dija sa është gropa që krijuat në 6 mujorin e dytë dhe përse nuk e pasqyruat në aktet normative meqënëse ju vendosët ta përdorni këtë instrument dhe si e mbuluat këtë gropë?
Pra keni fshehur ose frenuar në mënyrë të fshehtë jo ligjore kryerjen e shpenzimeve apo keni marrë borxh publik?
Shkelqim Cani: Niveli i prodhimit të brendshëm bruto, rritja reale ishte parashikuar 2.7 realizohet 2.7. Ku janë minat këtu?! Tani se bien çmimet dhe ulen çmimet e naftës dhe ti bën një parashikim normal, fajin qeverisë t’ia vëmë?! Nuk fle gjumë dot opozita pse kjo qeveri mban çmimet e ulëta për popullin, por nuk realizon të ardhurat?! Shqetësimi i opozitës është pse nuk po rriten çmimet për popullin. Le të mos realizohen të ardhurat, por të mos rriten çmimet.
Bie dakord që parashikueshmëria mund të përllogaritej, por askush në botë nuk e parashikoi. Ne do të jemi prapë fanarë të ndriçojmë botën?! Sa e bëmë buxhetin. Në teori janë 3 miliardë minus që tani të ardhura, sepse nuk e dimë si do të shkojë viti, po me këto çmime nafte që po vërtetohen – 2.9 është rezultantja tani direkt. Ne do na fajësoni pse nuk parashikuam rënien tjetër?
E gjithë bota në të gjithë literaturën që kanë lexuar nga institucionet serioze është thënë ky është baza fundi i çmimeve të naftës. Ra përsëri paska një fund tjetër, madje dyshohet që mund të bjerë përsëri. Doni të na fajësoni ne?! Po qe se faji ynë është se nuk dimë të parashikojmë si do të shkojë çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare na e lini.
Gropa, lëre si u mbulua. Të ardhurat dhe shpenzimet dihen si janë. Ndodh që nga interesat humbasim por fitojmë nga krahu tjetër i shpenzimeve. Janë mbi 10 miliardë lekë shpenzimet për interesa më të ulëta sepse i parashikuam më të larta"(http://www.gazetadita.al/buxheti-peson-goditjen-e-pare-te-forte-cani-e-p...).
- Ky arsyetim i ministrit ka bazë, por pyetja është se përse e njëjta paaftësi parashikueshmërie u konstatua edhe në vitin 2015? Rënia e çmimit të naftës ishte një nga arsyet që u dhanë, ndër shumë të tjera. Pa harruar serialin e aksioneve represive të braktisura në mes të rrugës.
Add new comment