Në tetë vjet u asgjësuan 20% e pyjeve
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se në tetë vite janë zhdukur 20% e pyjeve të Shqipërisë. “Vetëm në 8 vjet janë dhënë 2600 e ca leje shfrytëzimi pyjesh. Të kuptohemi, në 120 ditë pune që ka një administratë shtetërore i binte mesatarja çdo ditë të jepeshin 3 leje për shfrytëzim pyjesh. Në dy vjet janë dhënë 24 lejeshfrytëzimi, nga të cilat 9 janë në pyje private. Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë asnjë leje në rrethin e Kolonjës. Janë dhënë ankande për 2014-2015, nuk është bërë asnjë. Pyjet janë 40 mijë totali, 456 janë zonë e mbrojtur. Mbi 80% e pyjeve janë pronë private. Është rasti i parë në një pronë private që jepet leje për ta shfrytëzuar 15%, për ta rralluar”, tha Koka. Ministri ishte thirrur në seancë për moratoriumin 10 vjeçar të pyjeve, që ndonëse vendos rregulla kufizuese për ruajtjen e tyre, do të sjellë nevojën e importit të lëndës drusore. Për këtë arsye Kokaka bërë të ditur se Ministria e Mjedisit do të kërkojë ndërhyrje me synim krijimin e lehtësive fiskale ndaj subjekteve tregtare dhe qytetarëve, pasi importi do të reflektojë në çmim. Po kështu, ministri ka bërë të ditur se po bëhet një inventar i plotë i situatës së pyjeve në Shqipëri.
Add new comment