Europa në presionin e kufijve të hapur
Qendrat e pritjes së refugjatëve më Greqi dhe Itali do të funksionojnë së shpejti, ka deklaruar komisioneri europian për emigracionin, Dimitris Avramopulos. Në të njëjtën kohë, Brukseli ka theksuar se përballimi i flukseve të refugjatëve kërkon lëvizje të shpejta në nivel europian.
“Nuk kemi më shumë se katër javë kohë që të arrijmë rezultate në kufijtë tanë”, ka nënvizuar Avramopulos, duke folur për gazetën gjermane Seuddeutsche Zeitung. Avramopulos tha se krijimi i pikave të pritjes, ku do të regjistrohen refugjatët dhe emigrantët që do të kalojnë kufijtë e jashtëm të BE-së, është një hap krucial për materializimin e masave të Komisionit për rishpërndarjen e refugjatëve.
Komisioneri për emigracionin shtoi se në të ardhmen e afërt nuk duket se flukset e refugjatëve do të shterren apo ndërpriten, përkundrazi, shprehu shqetësimin se “muajt e ardhshëm numrat mund të rriten edhe më shumë”.
Pika kryesore e kalimit të refugjatëve në territorin e BE mbetet Greqia. Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar mbërritën në brigjet e ishuj ve grekë të Egjeut dhe Dodekanezit rreth 850.000 refugjatë dhe emigrantë. Më shumë se 700 të tjerë humbën jetën, kryesisht fëmijë dhe gra.
Mbërritjet e varkave të vjetra, ngarkuar me shpirtra njerëzorë vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe gjatë këtyre ditëve të para të 2016-s.
Comments
Ruset, kane nje shprehje :
Ruset, kane nje shprehje :"Eshte mire te jeshe mysafir, pooooor, me mire eshte te jeshe ne shtepine tende".
Keshtu edhe kjo puna e ketyre emigranteve. Gjithkush ne shtepine e vet, ne vendin e vet.
Shtetet e Europes, qe u bene shkaktare per fillimet e luftrave ne vendet arabe, si ne Tunizi, Siri, Irak, etj,etj te mbledhin mendjen, te pushojne luften, te qetesojne gjendjen, te derojne para e investime, per te riparuar sadopak gjendejn ne ato vende, dhe te rikthejne te gjithe emigrantet, ne shtepite e tyre te rrenuara.
Po nuk u be kjo gje, per dhjete vjet, Europa, do te flase ARABISHT, dhe feja e KRISHTERE DONTE JETE FE E DYTE, mbasi do te mbizoteroje ISLAMI.
Tung.
Add new comment