Lajme

Mburoja BE-SHBA për Privatësinë. Arrihet marrëveshja transatlantike për sigurinë e të dhënave personale

Postuar në 04 Shkurt, 2016 00:57

Ndërkohë që Europa po adopton legjislacion të ngjashëm me “Patriot Act” në SHBA, si pasojë e akteve terroriste, në planin e jashtëm, gjërat kanë kahje të kundërt. Komisioni Europian njofton përmes një deklarate për shtyp se është arritur një marrëveshje me SHBA-të për krijimin e një kuadri transatlantic për shkëmbimin e të dhënave personale. “Mburoja BE-SHBA e Privatësisë”, siç quhet buron si nevojë e një vendimi të Gjykatës Europiane të të Drejtave, të datës 6 tetor 2015, sipas të cilit Kuadri ekzistues nk është më i sigurtë.

Pjesa e dytë e intervistës për CNN. Janullatos: Ortodoksët në Shqipëri 22%, kisha përndiqet ende nga shteti

Postuar në 03 Shkurt, 2016 23:56

Seksioni greqisht i CNN International ka publikuar pjesën e dytë të intervistës me kryepeshkopin e Kishës Autoqafale Shqiptare, Anastas Janullatos. I pyetur për prishjen e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi, kreu i Kishës Ortodokse e quajti një episod të pakëndshëm ndërhyrjen e shtetit, ndërsa foli për prona të shtetëzuara gjatë kohës së komunizimit që kishës nuk i janë kthyer ende nga shteti shqiptar. "Është një detaj jo dhe aq i këndshëm. Qeveria nuk ka kthyer ende pronat e kishës të shtetëzuara nga shteti komunist",- theksoi Janullatos.

“Djali i Prokop Murrës caktohet në krye të Fondit të BE-së për Ballkanin Perëndimor”. Lajme edhe nga socialisti dixhital

Postuar në 03 Shkurt, 2016 22:36

Një tjetër denoncim me natyrë “ideologjike” bëhet sot nga ish-kryeministri i vendit Sali Berisha. Ky i fundit shkruan në profilin e vet në “Facebook”  se kryeministri aktual, Edi Rama, pritet të emërojë në krye të Fondit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Gjergji Murra, djalin e Prokop Murrës,ish-ministër i Mbrojtjes në vitet ’80 dhe ish-anëtar i Byrosë Politike. “Te dashur miq, neser ne Parlament votohet marreveshja per Fondin e BE per Ballkanin Perendimor (FBP).

Komisioni i Sigurisë rrëzon projektligjin e kamerave të Sigurisë. Votë kundër nga LSI-ja

Postuar në 03 Shkurt, 2016 17:51

Përveç vendimit për shkrirjen e Urgjencës së Tiranës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër PS-së edhe për projektligjin e ri të kamerave të sigurisë. Ky projektligj është propozuar nga Ministria e Brendshme dhe kërkon vendosjen e kamerave në mjedise biznesi dhe banimi me synim rritjen e mundësive të monitorimit dhe parandalimit të akteve të ndryshme me rrezikshmëri.

Arben Ahmetaj, një nga kusuret e “Rilindjes”. Shpall marrëveshjen me konçesionarin e Rinasit, por nuk publikon dokumentin

Postuar në 03 Shkurt, 2016 16:04

Sot doli në media Arben Ahmetaj me një sihariq: Qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare me koncesionarin e Aeroportit “Nënë Tereza”.  “Ministria e Transporteve dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik kanë firmosur pjesën e tyre të marrëveshjes për liberalizimin. Dua të ndaj me ju, faktin që dokumenti gjendet për procedurë në bordin e koncesionarit, për të ardhur në qeveri e më pas në Parlament, sepse është mbyllur me sukses negociata, është realizuar heqja e ekskluzivitetit me rreze 100 km, duke përjashtuar Vlorën.

Gjobitje indirekte e biznesit nga OSHEE. 11 milionë euro faturim më shumë për tre muaj

Postuar në 03 Shkurt, 2016 14:38

Problemet me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë kanë krijuar probleme financiare për biznesin. Si pasojë e lidhjeve të detyruara në linjat e vendosura në burimin e furnizimit. “Shumë biznese po detyrohen ta paguajnë energjinë 27% më shtrenjtë se tarifa zyrtare, si rrjedhojë e një konflikti me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për burimin e furnizimit (tension i mesëm apo i ulët).

Si reagoi avokati Gjokutaj për heqjen e patentës. A është shkelje e privatësisë publikimi i pamjeve nga policia (Video)

Postuar në 03 Shkurt, 2016 14:20

Një ditë pas ceremonisë së instalimit të kamerave të pilotimit në uniformat e policisë Ministria e Brendshme ka shpërndarë video të ndalimeve të disa qytetarëve për shkelje të rregullave të qarkullimit. Përtej debatit mes efektivëve të policisë me qytetarët e ndaluar, njëri prej të cilëve edhe avokati i njohur Genci Gjokutaj, pyetja është se a ka të drejtë policia te bëjë publike procedurën e ndjekur, duke cënuar hapur privatësinë e individëve, pasi mbulimi i fytyrës së qytetarit nuk është elementi i vetëm identifikues?

Pandemia e nepotizmit në Ballkan. Zëdhënësja e Syriza cakton të dashurin në punë, jashtë kritereve ligjore

Postuar në 03 Shkurt, 2016 14:16

Në Shqipëri kemi dëgjuar raste të shumta nepotizmi. Vetëm para disa ditësh një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit vinte në dukje emërimet krejt në shkelje të ligjit të disa drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, bazuar kryesisht mbi vendimmarrjen personale të drejtoreshës Briseida Shehaj. Asgjë e jashtëzakonshme. Të majtët që kanë ardhur në pushtet në Greqi, po kalojnë caqet e të ashtuquajtura standarde të shtetit ligjir e të së drejtës.

Droga dhe pronat, grupet kriminale bashkëpunojnë me zyrtarët

Postuar në 03 Shkurt, 2016 12:05

Kryeprokurori Adriatik Llala deklaroi sot se vrasjet e ndodhura në qendër të Durrësit dyshohet se janë rrjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si edhe për përfitime të padrejta të pronës. Në analizën vjetore të prokurorisë së rrethit ai tha se janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale.

"Zika" transmetohet seksualisht, regjistrohet rasti i parë në SHBA

Postuar në 03 Shkurt, 2016 11:08

Në Shtetet e Bashkuara rregjistrohet rasti i pari i transmetimit të virusit Zika përmes marrëdhenieve seksuale dhe jo pickimit të një mushkonje.Personi i infektuar ndodhet në Dallas të Teksasit dhe nuk ka udhëtuar në zonat e prekura nga virusit, por personi me te cilin ka kryer marrëdhenie seksuale është kthyer nga venezuela.Sipas ekspertëve, nëse Zika përhapet nga raportet seksuale atëhere rrezikohet cdo vend, jo vetëm ata ku gjendet mushkonja Aedes Aegipti.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme