“Djali i Prokop Murrës caktohet në krye të Fondit të BE-së për Ballkanin Perëndimor”. Lajme edhe nga socialisti dixhital
Një tjetër denoncim me natyrë “ideologjike” bëhet sot nga ish-kryeministri i vendit Sali Berisha. Ky i fundit shkruan në profilin e vet në “Facebook” se kryeministri aktual, Edi Rama, pritet të emërojë në krye të Fondit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Gjergji Murra, djalin e Prokop Murrës,ish-ministër i Mbrojtjes në vitet ’80 dhe ish-anëtar i Byrosë Politike. “Te dashur miq, neser ne Parlament votohet marreveshja per Fondin e BE per Ballkanin Perendimor (FBP). Burime te informuara mire njoftojne se neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, ende pa u miratuar marreveshja ne Parlament, ka emeruar si kryetar te FBP neo-bllokmenin Gjergji Prokop Murra, pra pinjollin e anetarit te Byrose Politike, i cili krahas fameziut Spiro Koleka eshte si nje xhelat i vertet per inteligjencen teknike te vendit dhe si sekretar i pare i partise per Shkodren, post ne te cilin u zevendesua nga nje xhelat tjeter hoxhist, babai i neo-bllokmenit, ministrit te jashtem Ditzi Bushati”, shkruan Berisha(https://www.facebook.com/search/top/?q=gjergji%20murra).
Në një status të mëparshëm, Berisha denonconte, përmes informacioneve të “socialistit dixhital”, situatën e kuadrit në OSHEE. “Pqershendetje z Berisha nga nje socialist dixhital i zhgenjer deri ne palce. Zoti Berisha, Detyra e opozites eshte te kaloje se pari ne filter zyrtaret bandite te rilindjes qe abuzojne me fondet publike. Jane te shumte. Po ju jap si fillim nje informacion te verifikueshem. Artur Feto, esht mik i ngushte i Arben ahmetaj dhe edi rams, me diplome fallco,nje ishdoganier ne kapshtice, ish kontabandist refugjatesh,i denuar me burg per korrupsion. Sot ky njeri esht nje nyje e fuqishme e rilindjes,eshte eshte nendrejtor i OSSHE-se dhe masha e korrupsionit qe perdoret ne tenderimet kryesore ne OSSHE. Jemi ne kontakt, pun t mbare". E çuditshme ngjan se ndaj Berishës nuk ndërmerret asnjë aksion ligjor nga ana e përfaqësuesve të qeverisë, ndërkohë që ndaj deputetes Albana Vokshi ka një padi për akuzat e saj për konçesionet në Shëndetësi.
Comments
djali i prokop murres
Shikoni ku eshte katandisur ky i marre: Ne vitin 2016 ky kerkon perndjekjen e njerezve me metodat e luftes se klasave. Pra, sipas tij, djali i Prokopit nuk duhej caktuar ne asnje detyre sepse babai i tij ka qene minister mbrojtjeje dhe pjesetar i " bllokut " te cilit i marri Sali i ka sherbyer me devocion. Hajde Shqiperi hajde. Edhe nje mije vjet nuk ecen perpara me keto mend qe kane shume shqiptare, duke nisur me te marrin e te marreve.
Add new comment