Lajme
Ironike, PD kërkon hetim për serverin e tatimeve. Prokuroria mbyll dosjet se nuk ka ekspertizë për krimet kibernetike
Prokuroria po mbyll me qindra dosje penale që adresojnë krime kibernetike. “AbcNews” raporton se “Prokuroria po mbyll qindra dosje penale, edhe me persona nën hetim për krime të ndryshme kibernetike, për shkak të mungesës së ekspertëve në laboratorin e policisë shkencore dhe bazës logjistike”. Hetimet po pushoj ë për shkak të vonesave në ekspertim që sjell shkelje të afateve ligjore të shqyrtimi, duke evidentuar një problem të madh dhe serioz. “Sipas prokurorisë, prej muajsh laboratori i Policisë nuk kthen përgjigje për ekspertime të cilat janë dërguar për t’u kryer.
PD-ja kërkon zgjatjen e hetimit për “çështjen e serverit të tatimeve”. Por ndryshon objektin e kërkesës
Partia Demokratike ka rikthyer sot në vëmendje çështjen e hetimit parlamentar për atë që në media njihet si çështja e serverit të tatimeve. Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për dijeni disa ambasadave në Tiranë, PD-ja kërkon zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor Parlamentar “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore”.
Shpenzimet e Llallës për shishe me konjak dhe stilolapsa të larë me ar
Prokuroria e Përgjithshme shpeshherë ka kërkuar që Qeveria të shtojë fondet për këtë institucion, pasi shpenzimet i ka shumë të larta për procedimet penale dhe hetimet. Gazeta ‘Shqip’ sot ka publikuar shpenzimet e organit të akuzës, të dhëna të cilat janë marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik.
Izet Haxhia: Berisha vrasës i Fatmir Haklajt. Denoncimi në ambasadën e SHBA dhe mëkatet e Shkëlzenit
Izet Haxhia, ish-badigardi i Sali Berishës, ka reaguar ndaj këtij të fundit, pasi i ka përmendur emrin në seancën e kësaj të enjte në parlament, duke e quajtur frikacak, gënjeshtar dhe vrasës të Fatmir Haklajt.
Tërmet 6.4 ballë në Taivan, të paktën 12 viktima (Video)
Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur nga një tërmet 6.4 ballë që goditi gjatë natës Taivanin. Bilanci është ende paraprak por të plagosurit llogariten në 378 persona. Nga lëkundjet e fuqishme u rrëzuan tre ndërtesa në qytetin Tainan, ndërsa në mes të viktimave është edhe një vajzë e vogël.
Kërkimet e ekipeve të shpëtimit janë përqëndruar në rrënojat e një pallati shumëkatësh banimi, ku mendohet se ka persona të bllokuar. Sipas autoriteteve lokale në këtë ndërtesë mësohet se banonin rreth 200 persona.
Antropoceni/Peizazhi i Tokës po formësohet në mënyrë dramatike nga njeriu
Përdorimi në masë i teknologjisë dhe nevoja për më shumë energji po përcaktojnë ndikimin e njeriut mbi Tokën, e cila po formësohet nga veprimtaria e njeriut. NASA ka publikuar një seri të quajtur “Imazhe të Ndryshimit” ku përmes imazheve në kohë të ndryshme mund të shihet sesa i madh është ndikimi i njeriut, në tjetërsimin e peizazhit.
http://www.vox.com/2015/4/7/8352381/anthropocene-NASA-images
Piketty: “Një marrëveshje e re për Europën”
Një marrëveshje e re për Europën – kështu titullohet shkrimi i ekonomistit të njohur francez, Thomas Piketty, që publikohet në anglisht nga “The New York Review of Books”. Me një term që huazohet nga përvoja amerikane e viteve ’30 të shekullit të të 20-të, Piketty e ndërton argumentin e vet me një premisë: kriza financiare europiane provoi brishtësinë dhe inkoherencën e institucioneve europiane.
Irani: Pranojmë pagesa vetëm në Euro
Heqja e sanksioneve ndaj Iranit ka hapur rrugën e eksportit kryesor të tij: naftës dhe gazit. Dhe siç raporton “Reuters”, Teherani zyrtar është përgatitur ta luajë me sa më shumë fitim këtë kartë. Sipas agjencisë në fjalë, që citon një burim të vetin anonim nga Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit se ëshgtë vendosur që kundrejt naftës do të pranohen pagesa vetëm në euro. Marrëveshjet janë nënshkruar me francezët e “Total”, spanjollët e “Cepsa” dhe rusët e “Lukoil”.
Ndërron jetë astronauti Edgar Mitchell. Zbriti në Hënë në vitin 1971
Ka vdekur dje në moshën 85 vjeçare, Edgar Mitchell, astronauti i gjashtë që eci në Hënë. Mitchell ishte pjesë e misionit “Apollo 14”, që në vitin 1971 zbriti në satelitin natyror të Tokës.
Ai realizoi dy ecje, gjithësej 9 orë, mbi sipërfaqen e Hënës, ku bashkë me drejtuesin e misionit, Alan Shepard, mblodhi 43 kg mostra hënore.
http://www.collectspace.com/news/news-020516a-astronaut-edgar-mitchell-o...