Lajme
Elozhe për qeverinë, kritika për demokracinë
Analisti Andrea Stefani në një replikë të botuar në gazetën "Dita" është shprehur kundër idesë së Servet Pëllumbit se zgjedhjet për kryetar të Partisë do të favorizonin një skenar përçarje të së majtës. Ai është pro qeverisë Rama, por kundër premisave që e shndërrojnë Partinë Socialiste një një forcë autoritare me pasoja të dëmshme për demokracinë e vendit. "E mira e vendit dhe e integrimit të Shqipërisë në BE, e do që stabiliteti i qeverisë Rama të ruhet me çdo kusht.
Tregu i importit të energjisë, dyshime për marrëveshje mes operatorëve dhe implikim të OSSHEE
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur një hetim të thelluar në tregun e importit të energjisë elektrike, me qëllim mbulimin e humbjeve në rrjet.
Nga hetimi nuk janë provuar dot shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, megjithatë Autoriteti ka vlerësuar se procedurat e tenderimit nuk janë të besueshme dhe nuk ka përjashtuar se mund të ekzistojnë marrëveshje mes operatorëve për ndarjen e tregut.
“Qyteti i Xhaguarit”, një zbulim i madh arkeologjik në Honduras
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Honduras nga një ekip arkeologësh amerikanë dhe vendas. “National Geographic” shkruan se janë nxjerrë më shumë sesa 200 skulpturanë një zonë të kufizuar brenda atij që është quajtur “Qyteti i Xhaguarit”. Sipas arkeologëve skulpturat i përkasin një qytetërimi parakolumbian dhe janë vendosur aty me rregull në të njëjtën kohë, duke krijuar idenë fillestare se kemi të bëjmë me një faltore. Artifaktet i përkasin viteve 1000-1520 në qytetin që u zbulua në vitin 2013 në një rajon të quajtur si La Mosquitia.
"Duhen monumente për Dështimin"
Nëpërmjet artit të tij kërkon që të mbajë qëndrim ndaj fenomeneve social-politike. Kësaj radhe fenomeni që e ka ngacmuar është dështimi. Për këtë ka zgjedhur çështjen e Gërdecit, duke e konsideruar si më të gjeturën, ose si dështimin më të suksesshëm që ka ndodhur në historinë bashkëkohore shqiptare. Ai tregon se vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2013, nuk e mori parasysh gjendjen ekonomike të banorëve të fshatit, që punonin në fabrikë, për demontimin e armëve, në kushte të mjerueshme.
Kabllogrami për Gërdecin/Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë kishte frikë të dëshmonte zyrtarisht në Prokurori për përfshirjen e Shkëlzen Berishës
Gazeta “Dita” publikon sot një kabllogram të ambasadës amerikane, cilësuar si konfidencial, i cili përcjell një raportim të ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha, në këtë seli në qershor të vitit 2009. Kabllogrami cilëson dëshminë e Hoxhës,mku ai përfshin edhe Shkëlzen Berisha.
“Titulli: Ish-Shefi i Shtabit tregon historinë e tij: Gërdeci pretendon një viktimë tjetër
Datë: 20 qershor 2009
Dërguar: Nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers
Nën zë edhe Dade me Blushin
Në një bisedë informale në Komisionin e Jashtëm, deputetja socialiste Arta Dade ka komentuar deklaratat e deputetit Pandeli Majko për zgjedhjen e kryetarit dhe kongresin e pritshëm, duke kujtuar një moment nga historia politike e Partisë Socialiste, kur Pandeli Majko nga Sekretar i Përgjithshëm kaloi kandidat për kryetar i Partisë Socialiste pas dorëheqjes së Fatos Nanos në vitin 1999. Në zgjedhjet e vitit 1999 në Partinë Socialiste, Pandeli Majko humbi shansin e artë për t’u zgjedhur kryetar i saj.
14 të arrestuar në Suedi për huliganizëm ndaj emigrantëve
Policia suedeze arrestoi të martën 14 persona të dyshuar se po planifikonin sulme ndaj një qendre azilkërkuesish rreth 60 km në jug të Stokolmit. Autoritetet njoftuan se ndalimi i këtyre personave u bë pasi në automjetet e tyre u gjetën sende të forta si sëpata, thika apo shufra hekuri. Në një intervistë për AFP, zëdhënësi i policisë suedeze tha nga dokumentat e identifikimit që iu gjetën të arrestuarve, rezultoi se ata ishin shtetas të huaj, një pjesë e tyre me kombësi polake.
Ligji i ri për hipotekat. Dixhitalizim i hartës së tokës, një zgjidhje për mbivendosjet
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka përsëritur edhe njëherë sot në Komisionin e Ligjeve, nevojën e dixhitalizimit të hartave të tokës. Sipas tij mbivendosjet e pasurive të paluajtshme janë problem shumë serioz dhe ndërhyrja me anë të teknologjisë është një zgjidhje e kënaqshme. Kjo ka vlerën e vet edhe në raport me kreditimin nga bankat, që sot paraqitet shumë problematik. “Qeveria ka hartuar një ligj të ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme që synon të shmangë shitjen fiktive të apartamenteve, duke shuar në këtë mënyrë një konflikt shumëvjeçar në shoqërinë shqiptare.
Majko më në fund merr titullin “Hundëderri”
Pas intervistës në Top Channel, Këshilli i të Urtëve në Partinë Socialiste vendosi t’i akordojë ish-kryeministrit Pandeli Majko titullin “Hundëderri” me motivacionin “Për merita të veçanta në mbështetje të kryeministrave “kokëderra” të Partisë Socialiste”
A gënjen ministrja Kumbaro për testamentin e Ibrahim Kodrës? (Video)
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u pyet në Komisionin e Jashtëm për vendimin që parashikon zhvendosjesne eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra nga Ishmi dhe rivarrimin në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.
Kumbaro u tha deputetëve se zotëron aktin noterial, në të cilin, sipas saj piktori i njohur shqiptar shprehte vullnetin që të prehet në një vend në Durrës ose në Tiranë. Por Televizioni Klan që ka zbardhur testamentin thotë se ministrja Kumbaro gënjen pasi në asnjë rresht të testamentit , piktori nuk shpreh vullnetin për vendin ku do të donte të prehej.