14 të arrestuar në Suedi për huliganizëm ndaj emigrantëve
Policia suedeze arrestoi të martën 14 persona të dyshuar se po planifikonin sulme ndaj një qendre azilkërkuesish rreth 60 km në jug të Stokolmit. Autoritetet njoftuan se ndalimi i këtyre personave u bë pasi në automjetet e tyre u gjetën sende të forta si sëpata, thika apo shufra hekuri. Në një intervistë për AFP, zëdhënësi i policisë suedeze tha nga dokumentat e identifikimit që iu gjetën të arrestuarve, rezultoi se ata ishin shtetas të huaj, një pjesë e tyre me kombësi polake.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet suedeze përballen me zemëratën ndaj emigrantëve. Pak javë më parë, persona të maskuar, të dyshuar si huliganë neo-nazistë, shpërndanë në qendër të Stokolmit fletushka kundër refugjatëve. Suedia është një nga vendet që kanë pritur më së shumti azilkërkues, rreth 163 mijë vetëm vitin e shkuar.
Add new comment