Elozhe për qeverinë, kritika për demokracinë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 10:27

Analisti Andrea Stefani në një replikë të botuar në gazetën "Dita" është shprehur kundër idesë së Servet Pëllumbit se zgjedhjet për kryetar të Partisë do të favorizonin një skenar përçarje të së majtës. Ai është pro qeverisë Rama, por kundër premisave që e shndërrojnë Partinë Socialiste një një forcë autoritare me pasoja të dëmshme për demokracinë e vendit. "E mira e vendit dhe e integrimit të Shqipërisë në BE, e do që stabiliteti i qeverisë Rama të ruhet me çdo kusht. Por “me çdo kusht” nuk do të thotë edhe duke dhunuar demokracinë e brendshme në PS sepse, një gjë e tillë, do na shpinte pikërisht te ajo e keqe që duam të shmangim, do të thoshte që nga një e keqe të kalojmë për shpëtim në një të keqe tjetër. Të shpëtojmë “Rilindjen” duke ja hequr demokracinë?! Po a nuk është kjo njësoj si të përpiqesh të shpëtosh pyllin nga zjarri duke hequr ajrin që, edhe pse ushqen zjarrin, është po aq jetik edhe për pyllin?"-shprehet Stefani. Ai thotë se Rama duhet të respektojë procedurat e zgjedhjes në parti. "Rama duhet ta sigurojë vazhdimësinë e lidershipit të tij në PS demokratikisht, me anë të rizgjedhjes sipas normave të Statutit nëse dëshiron që karriera e tij të mbetet një investim në rrugën e demokracisë. Ndryshe do të ecë në shtigje të stërshkelura nga autokratë e diktatorë para tij"- shprehet Stefani.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Kritikat e ketij b***lepiresit jane sa me la gojen. Ky thote cdo gje eshte mire prandaj edhe ky formalitet i bezdisshem duhet bere. Po formalitet i bezdisshem dhe vetem kaq ama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.