Kabllogrami për Gërdecin/Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë kishte frikë të dëshmonte zyrtarisht në Prokurori për përfshirjen e Shkëlzen Berishës

Postuar në 09 Shkurt, 2016 20:58

Gazeta “Dita” publikon sot një kabllogram të ambasadës amerikane, cilësuar si konfidencial, i cili përcjell një raportim të ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha, në këtë seli në qershor të vitit 2009. Kabllogrami cilëson dëshminë e Hoxhës,mku ai përfshin edhe Shkëlzen Berisha.

“Titulli: Ish-Shefi i Shtabit tregon historinë e tij: Gërdeci pretendon një viktimë tjetër

Datë: 20 qershor 2009

Dërguar: Nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Klasifikuar: Material konfidencial, deklasifikohet më 18 qershor 2018

“Ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, kërkoi një takim me ambasadorin për të diskutuar për atë që ndodhi në Gërdec.

Në takimin e realizuar më 17 qershor shefi i sapo shkarkuar i shtabit, Luan Hoxha tregoi anën e tij të historisë së Gërdecit.

Ndryshe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ia hedh fajin e Gërdecit ushtarakëve, Hoxha deklaron se nga këndvështrimi i tij, Mediu mori të gjitha vendimet që nga zgjedhja e Gërdecit për për të shkatërruar municionet, tek çfarë lloj municionesh do të përdoreshin, në çfarë kohe dhe cili do të ishte programi.

Hoxha thotë se stafi i tij kishte për detyrë vetëm transportimin e municioneve dhe të ruanin perimetrin e jashtëm, asgjë tjetër.

Ai shpjegon se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit i kishte bërë presion që “të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec” dhe këtë gjë “ta kryente pa vonesa”.

I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO.

Por zyrtarisht ai kishte dorëzuar të gjitha informacionet dhe dokumentet prokurorëve, përveç informacionit në lidhje me djalin e Berishës. Për këtë ai tha se kishte frikë të fliste.

Ambasadori i shpjegoi se hetimi i prokurorisë mund të ishte i suksesshëm vetëm nëse ata që dinin gjëra, do thoshin të vërtetën.

Hoxha pranoi që në interes të drejtësisë ai duhet të fliste, por nuk konfirmoi që do ta bënte një gjë të tillë. Hoxha tha se shumë të tjerë kishin dijeni për këtë informacion.

Disa prova të jashtme konfirmojnë variantin e Hoxhës.

Ai mund të ndihmojë për të shpjeguar pyetjen më të rëndësishme të momentit: Pse kryeministri ka nisur sulme kaq të fuqishme kundër institucioneve kushtetuese duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar aq sa të vërë në diskutim kredencialet demokratike të Shqipërisë në një kohë kur kaq shumë gjëra janë në tavë në lidhje me NATO-n…” (fund i kabllogramit)”.

http://www.gazetadita.al/bisedat-konfidenciale-te-shefit-te-shtabit-ne-a...

Comments

Submitted by N.Q.S (not verified) on

Nqs ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë ka frike nga shkelzeni, mund ta marri tyten e kobures dhe te filloj ta lepije.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.