Piketty: “Një marrëveshje e re për Europën”

Postuar në 06 Shkurt, 2016 01:59

Një marrëveshje e re për Europën – kështu titullohet shkrimi i ekonomistit të njohur francez, Thomas Piketty, që publikohet në anglisht nga “The New York Review of Books”. Me një term që huazohet nga përvoja amerikane e viteve ’30 të shekullit të të 20-të, Piketty e ndërton argumentin e vet me një premisë: kriza financiare europiane provoi brishtësinë dhe inkoherencën e institucioneve europiane. Sipas tij, situata nisi të kontrollohej vetëm kur Banka Qendrore Europian ndërhyri dhe si rezultat u arrit traktati i vitit 2012 i buxhetit – Fiscal European Compact që solli krijimin e Mekanizmit Europian të Stabilitetit me një buxhet prej 700 miliardë eurosh. Piketty vlerëson se problemi kryesor që u vu re ishte borxhi nxori në dritë pikërisht faktin se institucionet ishin të papërshtatshme: një monedhë me 19 njësi të borxhit publik të ndryshme, 19 norma interesi mbi të cilat tregjet financiare janë të ,ira të spekullojnë.

Propozimi është rikoncpeptimi i institucioneve që tanimë është vënë në lëvizje nga presidenca franceze. Nëse kjo realizohet pasojat do të jenë të mëdha. Piketty sugjeron që Parlamenti Europian të zëvendësohet me një Parlament që i përgjigjet Eurozonës dhe përbëhet nga anëtarë të parlamenateve kombëtare, sipas një marzhi përfaqësimi. Ky hap nuk është kryesori, por ai vjen si pasojë e menaxhimit ndryshe të Borxhit, që është shqetësimi kryesor. Ekonomisti francez thotë se për borxhe mbi 60% të PBB-së duhet krijuar një fond i përbashkët, shoqëruar me një moratorium të përkoshëm, deri sa vendet vendet e prekura të rikapin një trajektore të rritjes ekonomike. Kjo sipas tij është më e dobishme edhe  nga pespektiva e kreditorëve. Për të institucionalizuar këtë, PE-ja e tanishme nuk ka vlerë. Po kështu, parlamentet kombëtare mund të  kenë të drejtën e votës për një taskë të përbashkët korporate për të shmangur atë që ndodhi me “LuxLeaks”. Një taksë e tillë do të duhet të adresohet për shkollat dhe universitetet. Krahasimi që sjell Piketty është mbresëlënës: Programi i njohur “Erasmus” është i nënfinancuar me vetëm 2 miliardë euro në vit, ndërkohë që shumë për interesat vjetore të borxhit në Eurozonë është 200 miliardë euro. Në këtë pikë vjen në vështrim modeli i ëelfare state, nga i cili Europa sipas Piketty nuk duhet të heqë dorë. Përndryshe, dështimi në këtë fazë i lë rrugën e hapur të djathtës ekstreme, që do ta kthente Europën shumë vite pas. 

http://www.nybooks.com/articles/2016/02/25/a-new-deal-for-europe/?utm_me...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.